
Shfaqja “Vojçek” me regji të Zana Hoxhës së shpejti me…
15 Janar, 2025
Festivalet Përfaqësimet Shfaqjet Teatrale
31 Gusht, 2023
29.08.2023
Festivali i Teatrove në Ferizaj ishte nikoqir i shfaqjes “Sober” me regji të Butrint Pashës, më 29 gusht, 2023.
Hapësira e Kinemasë së Qytetit u shndërrua në një “qendër rehabilitimi nga varësitë”. Audienca pati rastin të përjetojë ngjarje trishtuese dhe prekëse, momente të qeshurash e histori inspiruese për triumfin e njerëzve ndaj varësive që marrin çdo ditë jetë.
“Sober”, e cila bazohet në veprën e Duncan MacMillan “Njerëz, vende dhe gjëra”, u prezantua në kuadër të edicionit të 53-të të këtij festivali të rëndësishëm në Kosovë.
Performanca e Trupës Artistike Rezidente të Artpolis, me mesazhe prekëse, depërtoi thellë në mendjen e të pranishmëve dhe shfaqja u mbyll me duartrokitje dhe emocione nga publiku në Ferizaj.