Punëtoritë

Stafi dhe Trupa e Artpolis diskutojnë mbi Strategjinë 2023-2028

26 Tetor, 2022

25.10.2022

Më 25 tetor në Pejë, është mbajtur punëtoria rreth Strategjisë së re të Artpolis 2023-2028.

Punëtoria u hap me diskutimet rreth strategjisë së re te Artpolis nga drejtoresha ekzekutive, Zana Hoxha dhe menaxherja e projekteve, Diellza Bezera.

Stafi dhe Trupa Artistike Rezidente e Artpolis kanë diskutuar e komentuar rreth strategjisë së re dhe planeve afatgjate të organizatës, duke përditësuar synimet dhe angazhimet që do t’i ketë Artpolis në vitet e ardhshme.

Përveç strategjisë në këtë takim është diskutuar edhe për idetë dhe angazhimet që Artpolis do t’i ketë në kuadër të “16 Ditët e Aktivizimit”. Është bërë diskutim i gjerë dhe prezantim i ideve mbi videot feministe që do të prezantohen gjatë 25 nëntorit dhe 10 dhjetorit, 2022.

Poashtu, u diskutua për realizim e edicionit të 11-të të Festivalit FemArt.

You may also like