
“Vojceku” i Zana Hoxhës: Një tragjedi e tjetërsimit dhe dhunës…
22 Shkurt, 2025
10.02.2025
Më 10 shkurt 2025, përfaqësuesit e organizatave partnere u mblodhën në ambientet e Artpolis në Prishtinë për një Takim Transnacional si pjesë e Projektit HOPE – Historia e Paqes për Edukim përmes Teatrit.
Në këtë takim morën pjesë Dah Teatar (Serbi) si partner kryesor, Action Synergy Sa (Greqi), Theatro Aeroploio – Ena Theatro Giapaidia (Greqi), Artpolis (Kosovë), World Vision (Bosnjë dhe Hercegovinë), dhe Fondacija za promovisanje nauke “Prona” (Mal i Zi).
Gjatë takimit, partnerët patën diskutime produktive mbi përparimin e projektit, planifikimin e aktiviteteve të ardhshme, periudhën e raportimit dhe strategjinë e rrjeteve sociale. Seanca ofroi një platformë të vlefshme për shkëmbimin e informacionit, forcimin e bashkëpunimit për realizimin e suksesshëm të objektivave të projektit.
Projekti HOPE – Historia e Paqes për Edukim përmes Teatrit financohet nga Bashkimi Europian përmes programit Erasmus+.