“Prapa Ekranit”, vetëdijëson të rinjtë për rreziqet e dhunës online
4 Mars, 2026

“Totem dhe Tabu”, është tandem eksperimental i dansit kontemporan dhe tekstit minimal që mundëson reflektimin e audiencës lidhur me çështjet e ngritura të cilat ngërthejnë jetën e tyre dhe mentalitetin kosovar.
Shfaqja ngrehë pikëpyetje për situata dhe shqetësime të mëdha shoqërore, trauma, ndikimin e pandemisë dhe hipokrizinë shoqërore por pa arritur në konkludime dhe me qëllim që të prekë në thellësinë e përjetimeve, emocioneve dhe ngjarjeve të cilat vijnë në formë imazhesh dhe monologjeve.
Pyetjet, reflektimet, çështjet dhe temat që trajtohen mbeten të izoluara brenda “Kornizave” individuale dhe kolektive që janë tabu për shoqërinë apo nuk arrijnë të depërtojnë në diskursin publik.
Në një kohë para dhe gjatë pandemisë personazhet tona adaptohen, ndryshojnë, evoluojnë por edhe ballafaqohen me frikërat e tyre më të fshehta dhe të paarsyetuara.
Ato ngrenë kokë si pasojë e izolimit dhe shkaktojnë histeri, paranojë dhe reflektim lidhur me vrasjet, kanunin dhe traumën ndër gjenerata, si dhe përpjekjet e pandalshme për dashuri dhe paqe të brendshme.
Gjetja e qetësisë dhe paqes pas stuhive të mëdha të ndërlidhura me dhunën emocionale, fizike dhe traumat e së kaluarës ndërthuren me traditat si Totem i bartur ndër gjenerata, të ndërlidhura me kanunet dhe zakonet që shpeshherë shtypin dhe promovojnë pabarazi dhe të cilat ende barten si mbetje të së kaluarës në gjeneratat e reja të grave dhe burrave kosovarë.
Koreograf: Robert Nuha
Dramaturgjia: Zana Hoxha
Aktorët: Donikë Ahmeti, Qendresa Kajtazi, Ismail Kasumi, Edlir Gashi, Kaltrinë Zeneli, Mikel Markaj, Zhaneta Xhemajli, Blerta Gubetini.
Muzika/Piano: Alzan Gashi
Kostumografe: Yllka Brada
Asistente teknike: Elira Lluka
Ndriçimi: Mursel Bekteshi
Inspiciente: Nazmije Krasniqi
Rrobaqepës: Shemsi Avdiu, Lulzime Halimi, Remzie Haziri