Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
Të dashur nxënës,
Artpolis – Art and Community me sukses e përfundoi trajnimin online “Dizajnimi i kostumeve” e udhëhequr nga dizajnerja / trajnerja Njomëza Luci që u mbajt në datat 28.11.2020 dhe 05.12.2020.
40 nxënës/e nga 20 shkolla kampione të Kosovës u përfshinë në këtë trajnim intensiv dhe fituan njohuri rreth dizajnimit të kostumeve për shfaqje teatrale.
Seanca e parë (28.11.2020) trajtoi temat si: roli i kostumeve në një performance; identifikimi i karaktereve të shfaqjes; mbledhja e informatave rreth personazheve; inspirimi dhe mënyrat e hulumtimit; dizajnimet, materialet e që mund të përdoren dhe riciklimi i tyre. Puna e nxënësve vazhdoi gjatë tërë javës duke i punuar ‘detyrat’ që i kishin marrë nga trajnerja Njomëza Luci, të cilët ato/a i punuan me zell edhe deri në orët e vona të mbrëmjes duke i paraqitur dhe prezantuar nëpër grupet e tyre virtuale.
Seanca e dytë (05.12.2020) fokusin e kishte më shumë në punë praktike me nxënësit, nga distanca natyrisht, me maskat, ngjyrat dhe materialet tjera që i kishin pranë vetes, të dhuruara nga Artpolis një ditë më herët.
Duke vazhduar online, përmes punës praktike me maska dhe vizatime, nxënësit treguan talentin e tyre duke përshkruar dizajnet e ilustruara të punuara gjatë javës si detyrë që e kishin. Kjo detyrë u trajtua më shumë si argëtim dhe rekreacion sepse gjatë javës kanë qenë shumë ineraktiv duke komunikuar me trajneren dhe duke kërkuar instruksione dhe këshilla. Motivimi nga ana e trajneres ishte jashtëzakonisht e vlerësuar nga ana e nxënësve.
Ngritja e kapaciteteve të klubeve teatrale rezultoi me sukses sepse përgjigja e nxënësve ndaj kësaj punëtorie ishte shumë pozitive. Të gjithë treguan vullnet, pasion për punën, talent, kureshtje, energji dhe dëshirë për të mësuar më shumë.
Angazhimi i nxënësve neve na dha forcë dhe inspirim duke na bërë të ndihemi të përmbushur dhe krenarë sepse kemi arritur të depërtojmë në zemrat e nxënësve duke ua hapur rrugën e kreativitetit e në këtë mënyrë t’ua zhvillojmë mendimin kritik dhe të mendojnë ‘jashtë kornizave’.
“Ky projekt organizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, me përkrahjen e GIZ Kosovo në emër të Qeverisë Gjermane”.
#artpolis #art #community #theatreclubs #klubeteTeatrit #mësimiJoFormal #onlineTraining