Aktivitetet Punëtoritë

Trajnimi: Dizajnimi i kostumeve përmes projektit ArtEd- Rritemi përmes Artit në Arsimim

1 Dhjetor, 2020

28.11.2020

“ArtEd – Rritemi përmes Artit në Arsimim” vazhdon të zhvillojë aktivitete edhe në kushte pandemie!

Ja ku jemi përsëri, tani me një trajnim tjetër që u zhvillua online: Trajnimi i Dizajnimit të Kostumeve.

Për shkak të pandemisë dhe në pamundësi të takohemi fizikisht me nxënësit e dashur, ne kemi arritur të modifikojmë aktivitetet tona dhe t’ia përshtatim situatës, gjithmonë duke menduar dhe kontribuar në ngritjen e kapaciteteve të klubeve teatrale, tashmë të themeluara dhe funksionale nëpër shkolla.

Sesioni i parë i trajnimit përfundoi me 28.11.2020 që përfshiu 40 nxënës (20 shkolla kampione të Kosovës), të ndara në 4 grupe.

Trajnerja e Trajnimit – Dizajnimi i Kostumeve, artistja Njomëza Luci, me sukses ligjëroi dhe demonstroi disa nga punët e saja kreative duke motivuar pjesëmarrëset/it e trajnimit në detyrat e tyre që do ti bëjnë gjatë javës. Nxënëset/it e trajnimit patën mundësi të kuptojnë dhe të zhvillojnë kreativitetin e tyre për ta aplikuar në klubet e tyre të teatrit gjatë projekteve që do ti zhvillojnë nëpër shkolla.

Disa nga pikat në të cilat u fokusua trajnerja / artistja Njomëza Luci ishin:

  • roli i kostumeve në një performance
  • identifikimi i karaktereve të shfaqjes
  • mbledhja e informatave rreth personazheve
  • inspirimi dhe mënyrat e hulumtimit
  • dizajnimet, materialet e mundshme dhe reciklimi i tyre

Ajo gjithashtu u dha instruksione se si të bëjnë hulumtimet e nevojshme për zhvillimin e ideve dhe krijimin e skicave të para me anë të modeleve (shablloneve) të gatshme. Materialet e punës të cilat nxënësit i morën nga Artpolis përmes postës së shpejtë, ishin mjete ndihmëse dhe të nevojshme që ata të punojnë pa pengesa dhe me vullnet.

I falënderojmë nxënëset/it për përkushtimin, iu dëshirojmë suksese në projektet e tyre.  

“Ky projekt organizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, me përkrahjen e GIZ Kosovo në emër të Qeverisë Gjermane”

You may also like