“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
25.03.2023
Skena e Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës mbrëmjen e 25 marsit “u pushtua” nga aktorja Flaka Latifi, e cila solli performancën “Unë dhe Unë”.
“Unë dhe Unë”, një solo performancë nga Flaka, ishte një udhëtim dashurie, ndërthurje emocionesh që shpalosi para së gjithash gjendjen njerëzore përmes të qeshurës, gëzimit, vuajtjeve e zemërimit.
Loja skenike e Flakës mbizotëron në këtë performancë të inspiruar nga “Pulëbardha” e Anton Çehovit. Monologjet dhe “dialogjet” në skenë i realizon krejtësisht e vetme, dhe përmes lëvizjes së trupit Flaka solli personazhe të ndryshme që komunikuan me audiencën.
“Unë dhe Unë” ishte një rrëfim njerëzor për qëndrueshmërinë ndaj sfidave që na godasin gjatë tërë jetës.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të Fondit për Art Feminist i Artpolis, i cili përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.