
Shfaqja “Vojçek” me regji të Zana Hoxhës së shpejti me…
15 Janar, 2025
24 Shkurt, 2022
24.02.2022
“Sonatë e Kristaltë” është një performancë në siluetë, e luajtur në violë e piano që sjell narracionin mbi sfidat dhe paragjykimet me të cilat përballen instrumentistët, veçanërisht gratë.
Të fshehura pas perdes, Entela Qarkagjija dhe Era Haliti performuan në Fakultetin e Muzikës, ku sollën performancën muzikore që synonte të na lërë të kuptojmë që nuk është aspak e rëndësishme se kush fshihet pas perdes, si po duket apo çfarë ka veshur, e rëndësishme është që arti duhet të vlerësohet si i tillë, për përmbajtjen dhe cilësinë.
Sonatë e Kristaltë filloi me veprën “Duke ëndërruar” nga Robert Schumann, u përcjell me veprat Gymnopédie no.1 dhe Gnossienne no. 1 të Erik Satie, dhe vazhdoi me vepra të tjera për violë dhe piano. Vepra e fundit e interpretuar ishte “Après un rêve” apo përkthyer në shqip “Pas ëndrrës” nga kompozitori Gabriel Fauré, që përmbylli edhe përformancën dhe këtë përjetim muzikor.
Kjo performancë u mbështet nga Fondi për Art Feminist i organizatës Artpolis, i cili përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.