Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
Aktivitetet Iniciativat Punëtoritë
30 Prill, 2018
Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis për herë të dytë këtë vit organizoi punëtorinë dy ditore “Adresimi i Ngacmimeve Seksuale brenda Universiteteve Publike në Kosovë” me datë 11 dhe 12 prill, 2018 në Prishtinë. Pjesëmarrës të kësaj punëtorie kanë qenë studentë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Dr. sc. Ass. Nita Luci dhe Prof. Asoc. Dr. Nuri Bexheti të cilët sëbashku me ligjërueset e kësaj punëtorie: Adelina Berisha – Psikologe/Koordinatore për Hulumtim dhe Avokim mbi Dhunën në Baza Gjinore në RrGK kanë shtjelluar cështjen e ngacmimeve seksuale në universitetet publike të Kosovës dhe Ariana Qosaj Mustafa – Juriste/Drejtoreshë e Programit dhe Seniore e Hulumtimeve në KIPRED.
Adelina Berisha ligjëroi mbi këto tema: – Ngacmimi Seksual – Llojet dhe dallimi i ngacmimeve seksuale me format tjera të DhBGj – Prevalenca e Ngacmimeve Seksuale në Kosovë – Ngacmimet seksuale në shkolla dhe universitete – Sfidat në raportim dhe adresimi i ngacmimeve seksuale. Ariana Qosaj Mustafa ligjëroi mbi këto tema: – Korniza ligjore në Kosovë lidhur me ngacmimin seksual – Politikat lidhur me ngacmimin seksual në Universitetet publike – Sfidat dhe mundësitë në adresimin e rasteve të ngacmimit seksual në praktikë.
Studentët pjesëmarrës në punëtori ishin pjesë e takimit me Rektorin e UP-së Dr. Marjan Demaj, lidhur me krijim e grupit punues në kuadër të Universitetit të Prishtinës për Adresimin e Ngacmimeve Seksuale.
Kjo punëtori e implementuar nga Artpolis është mbështetur nga CFD.