“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
Aktivitetet Aktivizëm Iniciativat
3 Dhjetor, 2019
25 nëntor, 2019 – 10 dhjetor, 2019
Në kuadër të fushatës globale 16 ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore, The Kvinna Till Kvinna Foundation dhe EuroMed Rights kanë lansuar fushatën “The Fierce and the Furious” / Shqip: “E fuqishme dhe e zemëruar”. Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis iu ka bashkëngjitë kampanjës duke promovuar vlerat dhe mesazhet e kësaj fushate.
Jemi dëshmitarë të reagimeve kundër barazisë gjinore në gjithë globin. Forcat kryesore prapa saj janë grupet dhe lëvizjet konservatore, fondamentaliste dhe nacionaliste. Në shikim të parë, ata janë të divers. Por refuzimi i tyre i feminizmit dhe gjinisë është mjaft i fortë për të krijuar një bazë të përbashkët.
Mesazhet që u përdorën në rrjetet sociale ishin:
#NeThemi: Kur feministet bashkohen, vjen ndryshimi!
#NeThemi: Barazi gjinore do të thotë më pak dhunë në shtëpi
#NeThemi: Barazia është traditë e bukur
“Barazia gjinore e tepruar!”– #NeThemi: Vërtetë?
#NeThemi: Si gratë ashtu edhe burrat janë përfitues të barazisë gjinore
“Feminizmi është vetëm për elitën!” – #NeThemi: Atëherë pse është kaq e zhurmshme në rrugët tona?
#NeThemi: Barazia gjinore na jep lirinë të përcaktojmë se kush duam të jemi
#NeThemi: Të gjithë janë viktima të maskulinitetit toksik
#NeThemi: Barazia gjinore është drejtësi për të gjithë
#NeThemi: Ne nuk kemi frikë. Ne nuk heshtim. Ne nuk bindemi!
#NeThemi: Shoqëritë me barazi gjinore do të thotë më pak dhunë në shtëpi.
Fondacioni Kvinna Till Kvinna dhe EuroMed Right kanë prodhuar gazetën “The Fierce and the Furious – Feminist Insights into the Anti Gender Narratives and Movement” e cila mund të shkarkohet këtu.