Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis organizoi punëtorinë dy ditore “Adresimi i ngacmimeve seksuale brenda universiteteve publike në Kosovë” me datë 26 dhe 27 shkurt, 2018 në Prishtinë.
Pjesëmarrës të kësaj punëtorie ishin student/e të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” të cilët së bashku me ligjërueset e kësaj punëtorie: Ariana Qosaj Mustafa – Juriste/Drejtoreshë e Programit dhe Seniore e Hulumtimeve në KIPRED dhe Adelina Berisha – Psikologe/Koordinatore për Hulumtim dhe Avokim mbi Dhunën në Baza Gjinore në RrGK kanë shtjelluar cështjen e ngacmimeve seksuale në universitetet publike të Kosovës.
Ariana Qosaj Mustafa ligjëroi mbi këto tema: – Korniza ligjore në Kosovë lidhur me ngacmimin seksual – Politikat lidhur me ngacmimin seksual në Universitetet publike – Sfidat dhe mundësitë në adresimin e rasteve të ngacmimit seksual në praktikë Adelina Berisha ligjëroi mbi këto tema: – Ngacmimi Seksual – Llojet dhe dallimi i ngacmimeve seksuale me format tjera të DhBGj – Prevalenca e Ngacmimeve Seksuale në Kosovë – Ngacmimet seksuale në shkolla dhe universitete – Sfidat në raportim dhe adresimi i ngacmimeve seksuale Kjo punëtori e implementuar nga Artpolis është mbështetur nga organizata jo-qeveritare feministe CFD/Zvicërr nën kornizën e projektit “Së bashku dhe në mënyrë kreative kundër dhunës në baza gjinore”.