“Historitë tona, skena jonë” solli dialogun në Barabar Centre, Prishtinë
16 Korrik, 2026
24 Gusht, 2026

Mbi dy dekada të angazhimit për emancipim shoqëror, mijëra të rinj të edukuar përmes teatrit, 13 edicione të Festivalit FemArt dhe një besim i palëkundur në fuqinë e artit. Tani po i japim atij besimi hapësirën që i takon: Stacionin Kulturor të Prishtinës.
Një hapësirë e re kulturore për Prishtinën, e për komunitetin. Një teatër për shfaqje, performanca e koncerte. Një galeri për ekspozita, punëtori e trajnime. Një bar dhe hapësirë e përbashkët pune që na bashkon.
“Stacioni Kulturor i Prishtinës” do të jetë hapësira edukative dhe frymëzuese për fëmijët e të rinjtë, mundësi që artistët të eksperimentojnë, krijojnë e guxojnë. Një vend për të moshuarit të rilidhen, diskutojnë e trashëgojnë dijen.
Tash jemi shumë afër finalizimit, por një ndërtesë e zbrazët nuk është një qendër kulturore
Pjesa më e madhe e punimeve është kryer falë Komunës së Prishtinës dhe donatorëve tanë.
Na ndihmoni të mbledhim 100,000 euro për pajisjet e teatrit dhe galerisë, ndriçimin, zërimin, pajisjet teknike dhe mobilimin e nevojshëm për ta bërë hapësirën plotësisht funksionale.
Bëhu pjesë e historisë. Bëhu arsyeja që të tregohen mirëja histori të patreguara. Bëhu arsyeja që Prishtina të ketë një shtëpi kulturore për të gjithë.
Me 10 apo 100 euro, secila ndihmë na afron drejt hapjes së këtyre dyerve.
Synimi ynë është ta hapim Stacionin Kulturor më 25 shtator 2026, me edicionin e 14-të të Festivalit FemArt.
Dhuro. Shpërndaje. Hajde. Bëhu Themelues.
Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet
Duke ndërtuar fuqinë kulturore të grave, vajzave, artisteve, aktivisteve dhe të rinjve për transformim shoqëror.
Linku për të dhuruar: https://gofund.me/45c0a3a54




