“Historitë tona, skena jonë” solli dialogun në Barabar Centre, Prishtinë
16 Korrik, 2026

05-10.11.2026
Trajnimi për Trajnerë (ToT) për profilin “Teknik i Skenës”, me fokus në ndriçim, u përmbyll me sukses dhe u mirëprit nga profesionistët e skenës kulturore në Kosovë.
I udhëhequr nga Chris Van Goethem dhe Caroline Mathieu nga RITCS – Royal Institute for Theatre, Cinema & Sound, trajnimi pesëditor, i mbajtur më 5, 6, 7, dhe 9, 10 nëntor në Stacionin Kulturor, ndërthuri njohuritë pedagogjike me punën praktike në teknikat e ndriçimit skenik.
Pjesëmarrësit përfshinë teknikë të ndriçimit nga Teatri Kombëtar i Kosovës, teatrot e qyteteve të Ferizajt, Gjilanit, Gjakovës, Mitrovicës dhe Podujevës, Kino Lumbardhi si dhe profesionistë të pavarur.
Përmes këtij programi, pjesëmarrësit zhvilluan aftësitë për të hartuar dhe realizuar trajnime, për të përgatitur materiale mësimore dhe për të përcjellë njohuritë profesionale te gjeneratat e ardhshme të teknikëve të skenës.
Kjo iniciativë është pjesë e projektit Industria Kreative, i financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe zbatohet nga UNDP Kosovo. Projekti synon të avancojë aftësitë dhe kompetencat e të rinjve dhe të rejave duke hartuar, përshtatur dhe prezantuar kurse pilot brenda sistemit të arsimit formal, të cilat adresojnë boshllëqet e aftësive në industritë kreative (IK). Përmes partneriteteve mes institucioneve arsimore dhe industrisë, projekti ofron gjithashtu programe për zhvillimin e aftësive dhe rifreskimin e tyre, mundësi për të mësuar gjatë gjithë jetës, si dhe mbështetje në formë trajnimi dhe mentorimi.
Fotot nga: Arben Llapashtica



















