Aktivitetet Shfaqjet Teatrale

Performancë eksperimentale “Kanuni i Gruas”

1 Shtator, 2019

07.08.2019

Në solidaritet me 𝐓𝐞𝐚𝐭𝐫𝐢𝐧 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐬, me komunitetin artistik dhe artëdashësit e Tiranës, të enjten, më datë 7 gusht në kuadër të Festivalit për Mbrojtjen e Teatrit, në sallën e Teatrit Kombëtar në Tiranë, në orën 𝟐𝟎:𝟑𝟎, 𝐐𝐞𝐧𝐝𝐫𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐀𝐫𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐭𝐞𝐭 – 𝐀𝐫𝐭𝐩𝐨𝐥𝐢𝐬 prezantoi performancën eksperimentale “𝐊𝐚𝐧𝐮𝐧𝐢 𝐢 𝐆𝐫𝐮𝐚𝐬”.

Performanca u mirëprit, u duartrokit dhe u ndoq me interesim të madh nga publiku tiranas.

“’Kanuni i gruas’ ka qenë një shfaqje e mahnitshme për mua, shumë interesante, me një peshë shumë të fortë. Ruante rrënjë shumë të forta të kombit dhe trajtonte rolin e grave përsa i përket Kanunit të Lekë Dukagjinit. Ka qenë diçka tepër kontroverse dhe prekëse. Madje edhe sot, në botën tonë moderne jemi duke u ballafaquar me mungesën e të drejtave të grave, me ngacmimet ndaj grave. Pra kurrë nuk është vonë për të reflektuar, në një mënyrë aq të fortë, aq artistike, për këtë çështje?” – Zv.ambasadori i OSBE Robert Wilton, ka thënë në një intervistë për Fax News.

Performanca “Kanuni i Gruas” është një shfaqje emocionale e mbështetur në lëvizje skenike, këndim dhe biseda, e performuar nga aktore profesioniste. Shtjellon temën e gruas në një cikël të procesit jetësor duke e vënë theksin tek ndikimi i mjedisit në pritshmërinë e saj për jetën, nënshtrimin ndaj paragjykimeve, vlerësimeve dhe abuzimeve të ndryshme. Shoqëria kosovare, në veçanti gratë e vajzat janë ‘të prekura’ nga normat e shoqërisë patriarkale që mbizotërojnë në Kosovë edhe sot e kësaj dite, e të cilët janë shtypës i të drejtave njerëzore, respektivisht i gjinisë femërore shqiptare në Kosovë. Kanagjegji (nga turqishtja: nata e kënës) është loja kryesore përmes së cilës aktoret duke kënduar, vallëzuar, duke qarë e qeshë dhe në fund të revoltuara e trajtojnë kanunin.

“𝘔𝘦 𝘬𝘢𝘯𝘦̈ 𝘯𝘶𝘴𝘦 𝘥𝘰𝘮𝘦𝘵𝘩𝘦̈𝘯𝘦̈ 𝘬𝘳𝘦𝘫𝘵 𝘧𝘢𝘫𝘦𝘵 𝘦 𝘣𝘰𝘵𝘦𝘴 𝘮𝘦 𝘬𝘢𝘯𝘦̈ 𝘵𝘶𝘢𝘵.
𝘔𝘦 𝘬𝘢𝘯𝘦̈ 𝘯𝘶𝘴𝘦 𝘥𝘰𝘮𝘦𝘵𝘩𝘦̈𝘯𝘦̈ 𝘮𝘦 𝘷𝘶𝘫𝘵 𝘯’𝘩𝘦𝘴𝘩𝘵𝘫𝘦.
𝘔𝘦 𝘶 𝘮𝘢𝘳𝘵𝘶 𝘮𝘦 𝘬𝘢𝘯𝘶𝘯 𝘥𝘰𝘮𝘦𝘵𝘩𝘦̈𝘯𝘦̈ 𝘮𝘦 𝘫𝘢 𝘴𝘩𝘵𝘶 𝘴𝘩𝘱𝘪𝘴’ 𝘦𝘥𝘩𝘦 𝘯𝘪 𝘳𝘰𝘣 𝘮𝘢 𝘵𝘦𝘱𝘦𝘳, 𝘴𝘢 𝘱𝘦𝘳 𝘬𝘳𝘢𝘩 𝘵’𝘱𝘶𝘯𝘷𝘦 𝘴𝘢 𝘱𝘦𝘳 𝘵’𝘴𝘩𝘵𝘶𝘮𝘦 𝘵’𝘧𝘮𝘪𝘷𝘦.
𝘔𝘦 𝘬𝘢𝘯𝘦̈ 𝘯𝘶𝘴𝘦 𝘥𝘰𝘮𝘦𝘵𝘩𝘦̈𝘯𝘦̈ 𝘮𝘦 𝘪 𝘷𝘢𝘳𝘳𝘰𝘴 𝘬𝘳𝘦𝘫𝘵 𝘯𝘥𝘫𝘦𝘯𝘫𝘢𝘵 𝘦𝘥𝘩𝘦 𝘮𝘦𝘯𝘥𝘪𝘮𝘦𝘵 𝘦 𝘵𝘶𝘢.
𝘔𝘦 𝘬𝘢𝘯𝘦̈ 𝘯𝘶𝘴𝘦 𝘥𝘰𝘮𝘦𝘵𝘩𝘦̈𝘯𝘦̈ 𝘵𝘪 𝘮𝘰𝘴 𝘮𝘦 𝘫𝘦𝘱 𝘮𝘦𝘯𝘥𝘪𝘮 𝘱𝘦̈𝘳 𝘤̧𝘢𝘴𝘩𝘵𝘫𝘦 𝘵’𝘴𝘩𝘱𝘪𝘴.
𝘕𝘶𝘴𝘫𝘢 𝘦 𝘮𝘪𝘳𝘦̈ 𝘣𝘰𝘯 𝘤̧𝘬𝘢 𝘵𝘪 𝘵𝘩𝘶𝘩𝘦𝘵, 𝘴𝘩𝘬𝘰𝘯 𝘬𝘶 𝘵𝘪 𝘵𝘩𝘶𝘩𝘦𝘵, 𝘫𝘦𝘵𝘰𝘯 𝘲𝘺𝘴𝘩 𝘵𝘪 𝘵𝘩𝘶𝘩𝘦𝘵.”

Regjia: Arlinda Morina – Asistent regjie: Labinot Raci
Aktoret: Arta Lahu, Kaltrinë Zeneli, Molikë Maxhuni, Qëndresa Kajtazi, Qëndresa Loki, Rajmonda Ahmetaj, Daniela Markaj dhe Vjosa Abazi.

“Kanuni i Gruas”, për herë të parë, premierë, u dha gjatë festivalit FemArt, që sivjet edicionin e 7-të e shënoi në datat 10 – 16 qershor, 2019 me moton “Me Liri kundër Marres”.

You may also like