Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
20.09.2019 – 22.09.2019
Të rinjtë dhe të rejat nga Kosova, ishin pjesë e trajnimit treditor “Edukimi i Bazuar në Teatër me bashkëmoshatarë/e” të mbajtur në Prizren gjatë datave 20 – 22 shtator, 2019, organizuar nga Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis në kuadër të Koalicionit të Kosovës për Pajtim – KKP, përkrahur nga Unioni Evropian në Kosovë.
Ky trajnim u zhvillua nën mentorimin e trajnerëve Zana Hoxha dhe Branislav Stanković. Kësaj radhe pjesëmarrës ishin 16 të rinj/reja nga komunitetet të ndryshme që jetojnë në Kosovë – shqiptarë, serb dhe ashkali. Trajnimi u zhvillua me fokus të krijimit të njohurive për teatrin, teknikat teatrale, improvizimin, krijimin e skenave të shkurtëra, ushtrimet mbi frymëmarrjen, ndjekjen e ritmit, përmirësimin e koncentrimit, analizat, etj.
Temat që u trajtuan ishin: ngacmimi seksual, bullizmi, narkotikët, diverziteti i etnive, paragjykimet, papunësia, barazia gjinore dhe shkollimi. Energjia dhe angazhimi i trajnerëve u reflektua tek pjesëmarrëset/it duke krijuar së bashku një atmosferë shumë të këndshme pune dhe aktivizmi.
Përveç njohurisë mbi teatrin dhe aktrimin të rinjtë/rejat patën mundësinë të krijojnë shoqëri mes vete, të shkëmbejnë përvojat, të njohin dhe flasin gjuhën e njëri-tjetrit, njëherësh së bashku të angazhohen dhe të shfaqin talentin e kreativitetin e tyre gjatë tre ditëve të trajnimit.
Ky projekt u vlerësua lartë nga pjesëmarrësit/et për të theksuar edhe një herë se arti e në këtë rast teatri është mjeti që i bashkon kulturat dhe i zhdukë dallimet ndëretnike, gjinore e fetare.
“Ishte e mrekullueshme. Të gjitha pritshmëritë e mia janë përmbushur. Kam mësuar gjëra të reja sa i përket aktrimit. Më së shumti do ta kujtoj shoqërinë e mrekullueshme”, – ndër të tjera u shpreh pjesëmarrësja nga Mitrovica e Veriut Marija Vukićevič.
“Ky trajnim ishte ‘nxitës’ për të vazhduar më vonë me aktrimin si profesion. Lojërat në praktikë dhe teoria që e morëm nga trajnerët ishin motivuese. Unë jam ndier e lirë” – tha pjesëmarrësja tjetër Aurora Morina, nga Hasi.