Aktivitetet Iniciativat

Ekspozita e shitjes “Rruza t’zemrës”

3 Tetor, 2019

27.09.2019

Buzëqeshje, solidaritet, mbështetje dhe dashuri u shpërndanë në ekspozitën shitëse “Rruza t’zemrës”, organizuar nga Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis. Aksesorë të ndryshëm, si qafore, byzylykë dhe vathë, të punuara me dashuri dhe energji shumë të mirë nga Viktima të Mundshme të Trafikimit, nën mentorimin e artistes Njomëza Luci, u prezantuan, me datë 27.09.2019, në Menza Ramiz Sadiku, nga ora 13:00 – 15:00.

Motoja “Ejani dhe merrni pak dashuri me vete” emocionoi dhe bashkoi një publik divers në një vend, për të përkrahur aktivitetin. Ndërkaq, fondet e mbledhura nga shitja e produkteve punëdore, iu dedikuan grave që i kanë punuar këto aksesorë.

Kjo ekspozitë erdhi si rezultat i 8 sesioneve të punëtorisë “Mendimi kreativ për Fuqizimin e viktimave të trafikimit dhe të viktimave potenciale të trafikimit” realizuar në kuadër të projektit “Ndërtimi i qëndrueshmërisë dhe përfshirjes sociale të viktimave të trafikimit dhe viktimave të supozuara të trafikimit”. E tërë punëtoria u mbajt në hapësirat dhe në bashkëpunim me Qendrën e Shëndetit Mendor, në Prishtinë.

Projekti “Fuqizimi Socio-Ekonomik dhe Psikosocial i Viktimave të Trafikimit dhe Viktimave të Mundshme të Trafikimit” financohet nga projekti i BE “Lëvizja Përpara: Promovimi i Efikasitetit dhe Efektivitetit me te Madh ne Luftë Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore.” Projekt i zbatuar nga konzorciumi i udhëhequr nga Family and Childcare Centre (KMOP).

You may also like