Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
4 Nëntor, 2019
24.10.2019 – 25.10.2019
Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis organizoi punëtorinë dy ditore “Adresimi i Ngacmimeve Seksuale brenda Universiteteve Publike në Kosovë” me datë 24-25 tetor, 2019 në bashkëpunim me Universitetin “Kadri Zeka” – Gjilan.
Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin studentët nga Universiteti “Kadri Zeka” të cilët së bashku me ligjërueset e kësaj punëtorie: Emirëjeta Kumnova – Psikologe dhe Diellza Bezera – Koordinatore nga Artpolis kanë shtjelluar çështjen e ngacmimeve seksuale në universitetet publike të Kosovës.
Emirëjeta Kumnova ligjëroi mbi këto tema: Ngacmimi Seksual; Definicioni i Ngacmimeve Seksuale; Identifikimi i sjelljeve ngacmuese; Tipet e sjelleve; Pasojat Psikologjike të Ngacmimeve Seksuale; Ngacmimet seksuale në ambientet akademike; Sfidat në raportim dhe adresimi i tyre.
Diellza Bezera ligjëroi mbi këto tema: – Korniza ligjore në Kosovë lidhur me ngacmimin seksual; Politikat lidhur me ngacmimin seksual në Universitetet publike; Sfidat dhe mundësitë në adresimin e rasteve të ngacmimit seksual në praktikë.
“Nuk duhet asnjëherë të ndjehemi në faj për atë se na ngacmojnë”, “Shumë rehat dhe të hapur për bashkëbisedim sepse pati mbient dhe klimë të këndshme”, “Informacione më të hollësishme për nenet dhe për organet kompetente që mirren me këtë problem”, ishin disa nga komentet e studentëve/eve rreth punëtorisë.
Kjo punëtori e implementuar nga Artpolis është mbështetur nga organizata jo-qeveritare CFD/Zvicër nën kornizën e projektit “Së bashku dhe në mënyrë kreative kundër dhunës në baza gjinore”.