Aktivitetet Panelet e Diskutimit Raportet e Hulumtimit

“Çikat që s’u lindën kurrë” – Promovimi i raportit “Abortet në Kosovë” dhe panel diskutimi

4 Nëntor, 2019

11.10.2019

Dita Ndërkombëtare e fëmijës Vajzë nga Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis u shënua në Bibliotekën Kombëtare përmes ngjarjes “Çikat që s’u linden kurrë” që përfshiu promovimin e raportit “Abortet në Kosovë” dhe panel diskutimin me ekspertë/e në fushën e shëndetit riprodhues dhe seksual.

Shpesh herë ndodh që në botë hapet tema rreth aborteve të nxitura, përderisa në Kosovë nuk trajtohet asnjëherë në diskursin publik.

Raporti “Abortet në Kosove” nga autorja Iliriana Banjska, analizon abortet e nxitura në Kosovë nga viti 1999 – 2019. Gjatë panelit u prezantuan të gjeturat e hulumtimit rreth menyrës së përdorur për ndërprerje të shtatzënisë, çështjet lidhur me kornizën ligjore rreth aborteve në Kosovë, analiza e  shkakut të aborteve të nxitura, trajtimi i gruas në shoqëri, paragjykimet rreth kësaj teme dhe shumë çështje të cilat rrallë diskutohen hapur në shoqërinë tonë.

Panelistë/e: Donjeta Morina / Hulumtuese, Adelina T Berisha /Hulumtuese-RrGK, Blerim Syla / Kyetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Besa Ismaili / Profesoreshë në FSI
Moderatore: Leonida Molliqaj / Hulumtuese

Publikimi i raportit është mbështetur nga Agjensioni Austriak për zhvillim – ADA.

You may also like