Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
14.11.2019, Prishtinë
Shfaqja e të rinjve “Ëndrra dhe Shpresa”, e realizuar nga Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis,
ishte mysafire e Festivalit Multikulturor, e organizuar nga organizata jo-qeveritare Vorae, me datë 14.11.2019, në Prishtinë.
Shfaqje synon fuqizimin e të rinjve/rejave duke i dhënë theks të veçantë orientimit në karrierë, duke ngritur vetëdijen mbi rëndësinë e zgjedhjes së profesionit dhe zhvillimin e shkathtësive të nevojshme për plotësimin e aspiratave të tyre profesionale.
Publiku divers, pjesëtarë të komuniteve që jetojnë në Kosovë përfshirë nxënës/e, student/e por edhe të rritur si prindër e përfaqësues të organizatave të ndryshme të inspiruar nga tema dhe loja e aktorëve/eve të rinj/reja, u përfshinë në diskutimin e hapur që u organizua pas shfaqjes. E veçanta e këtij diskutimi ishte se audienca përveç pyetjeve që iu bënë aktorëve ata i ndanë me të gjithë historitë personale, që u mirëpritën nga të gjithë.
“Mua kjo shfaqje më shërbeu që të reflektoj rreth dëshirave të djalit tim, që në të ardhmen mos t’ia imponoj përzgjedhjet për profesion” u shpreh një zonjë ng publiku; Ndërkaq, një student tregoi se përkundër dëshirës së prindërve që të studiojë për elektroinstalim ai kishte filluar studimet për ekonomi, një ëndërr që e kishte pasë gjithmonë dhe që e kishte ndjekur.
Diskutimi u mbyll me mesazhin se shoqëria dhe institucoinet kanë obligim ndaj të rinjve/rejave dhe duhet të bëjnë çmos që tu ofrojnë një mjedis të mirë dhe me perspektivë në Kosovë, që të kenë mundësi të shkollohen në drejtimet e që ata vetë i kanë përzgjedhë ashtu që ardhmëria e tyre të jetë e ndritshme, me perspektive dhe e lumtur.
Aktoret/ët: Linda Hyseni, Semra Keriq, Ibrahim Berisha, Leotrim Berisha, Muhamet Ademi. Moderatore: Diellza Bezera