Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
Maj 2020
Projekti “ArtEd– Rritemi përmes artit në arsimim”, u ballafaqua me sfida gjatë këtyre muajve, sikurse e gjithë bota për shkak të pandemisë Covid-19. Megjithatë, arriti të realizojë synimin që e pat, duke mbledhur të gjithë nxënësit pjesëtarë të klubeve teatrale së bashku për të dhënë një mesazh si dhe për tu argëtuar me provat, lojërat dhe kreativitetin e tyre nga gjashtë shkollat kampione të Kosovës.
Në këtë fazë, Artpolis-i bëri hapin e radhës duke e përshtatur të gjithë punën dhe aktivitetet online në këtë formë ku fëmijët gjatë izolimit, të ndjeheshin mirë dhe të kalonin kohë me njëri tjetrin, duke realizuar ëndrrën e tyre për aktrimin.
Në koordinim me trajnerët / mentorët e klubeve: Qendresa Kajtazi, Daniela Markaj dhe Edlir Gashi dhe ekipën e projektit ArtEd, vendosëm të startojmë menjëherë me grupin e dytë të shkollave kampione të Kosovës, me krijimin e klubeve, mësimet rreth teknikave të teatrit, mbajtjen e provave dhe krijimin e shfaqjeve.
Shkollat të cilat filluan provat në fazën e dytë janë:
Shkolla “Zija Shemsiu” – Gjilan
Shkolla “Zekerija Rexha” – Gjakovë
Shkolla “Zef Lush Marku” – Gjakovë
Shkolla “Emin Duraku” – Gjakovë
Shkolla “Ibrahim Rugova” – Obiliq
Shkolla “Thimi Mitko” – Gjilan
Nxënësit e klubeve teatrale të këtyre shkollave filluan punën me shumë energji dhe vullnet duke na ofruar tema sociale vetëdijësuese për ti adresuar te publiku. Për ne, këta nxënës ishin frymëzim për të punuar dhe për ti mbështetur në krijimin e shfaqjeve me temat që trajtonin kryesisht të drejtat e njeriut, me titujt si: “Mendoni se jam fajtor?”, “Mos ma moho të drejtën”, “Dua të JETOJ ndryshe”, “Prit prit – se ke shokë e shoqe”, “Pëshpëritja e ndërgjegjës”, “Çka dua unë?”.
Në mbikëqyrjen e trajnerëve/mentorëve profesional si dhe arsimtarëve/eve të këtyre shkollave, nxënësit ndjekën provat online dhe krijuan 6 video drama të cilat u shfaqën online në rrjetet sociale dhe mblodhën një shikueshmëri duke kaluar parashikimet tona.
Në kuadër të trajnimit dhe provave nuk ka munguar edhe prezantimi në platformën Canva, për ti mësuar nxënësit të dizajnojnë vetë projektet e tyre.
E gjithë kjo punë u vlerësua shumë nga mediat lokale, nga organizatat vendore si dhe ato ndërkombëtare, ku e vlerësuan lartë projektin “ArtEd– Rritemi përmes artit në arsimim” si dhe punën e bërë nga ekipi i organizatës Artpolis me nxënësit/et e shkollavë kampione, duke e quajtur si një storie të suksesit përfshirjen e nxënësve pa dallim etnie, feje si dhe atyre me aftësi të kufizuara, në emër të artit.
“Ky projekt organizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, me përkrahjen e GIZ Kosovo në emër të Qeverisë Gjermane”