“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
04,05.09 – 06.09.2020 Kukaj
Ja ku jemi prapë. Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis organizoi trajnimin “Theater Based Education”
Ky trajnim u mbajt për tre ditë në Kukaj me datat 4, 5 dhe 6 shtator, me të rinj e të reja nga qytete e komunitete të ndryshme. Trajnimi iu dha pjesëmarrësve/esve mundësi të mësojnë teknika teatrale, lëvizje skenike e koreografi, improvizime, krijime të skenave të shkurtra, ushtrimet mbi frymëmarrjen, ndjekjen e ritmit, analiza, etj. Duke mbajtë distancë dhe maska, trajnimi po ashtu ofroi një hapësirë të sigurt për të rinjtë/të rejat pjesëmarrës/e për shoqërim dhe krijim të miqësive të reja, pavarësisht dallimeve mes tyre. Temat që u trajtuan ishin: dhuna në baza gjinore, barazia gjinore, ngacmimet seksuale, diskriminimi, aborti, martesat e hershme.
Angazhimi i trajnerëve iu dha pjesëmarrësve/esve informata të reja, lojëra e emocione dhe nga ana tjetër vullneti i të rinjve për të mësuar e për të marrë sa më shumë prej këtyre sesioneve bëri që mbyllja e trajnimit të përmbushet me plotë njohuri, energji pozitive dhe miqësi të reja dhe të vlerësohet nga të rinjtë si një eksperiencë e paharruar. Dhe duke mos lënë anash për asnjë moment respektimin e të gjitha rregullave për mbrojtje dhe parandalim te virusit COVID-19.
Trajnimi u mbajt nga regjisorja Zana Hoxha , aktori Edlir Gashi dhe koreografi Robert Nuha.
Foto: Meddy Huduti
Trajnimi ‘Edukimi i Bazuar në Teater’ u mbështet nga – UNFPA Kosovo
*** Ky aktivitet u zhvillua në përputhje me “Manualin për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19” të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe “Projektligji për prandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”.