Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
1 Dhjetor, 2020
28.11.2020
“ArtEd – Rritemi përmes Artit në Arsimim” vazhdon të zhvillojë aktivitete edhe në kushte pandemie!
Ja ku jemi përsëri, tani me një trajnim tjetër që u zhvillua online:
Trajnimi i Dizajnimit të Kostumeve.
Për shkak të pandemisë dhe në pamundësi të takohemi fizikisht me nxënësit e
dashur, ne kemi arritur të modifikojmë aktivitetet tona dhe t’ia përshtatim
situatës, gjithmonë duke menduar dhe kontribuar në ngritjen e kapaciteteve të
klubeve teatrale, tashmë të themeluara dhe funksionale nëpër shkolla.
Sesioni i parë i trajnimit përfundoi me 28.11.2020 që përfshiu 40 nxënës (20 shkolla kampione të Kosovës), të ndara në 4 grupe.
Trajnerja e Trajnimit – Dizajnimi i Kostumeve, artistja Njomëza Luci, me sukses ligjëroi dhe demonstroi disa nga punët e saja kreative duke motivuar pjesëmarrëset/it e trajnimit në detyrat e tyre që do ti bëjnë gjatë javës. Nxënëset/it e trajnimit patën mundësi të kuptojnë dhe të zhvillojnë kreativitetin e tyre për ta aplikuar në klubet e tyre të teatrit gjatë projekteve që do ti zhvillojnë nëpër shkolla.
Disa nga pikat në të cilat u fokusua trajnerja / artistja Njomëza Luci ishin:
Ajo gjithashtu u dha instruksione se si të bëjnë hulumtimet e nevojshme për zhvillimin e ideve dhe krijimin e skicave të para me anë të modeleve (shablloneve) të gatshme. Materialet e punës të cilat nxënësit i morën nga Artpolis përmes postës së shpejtë, ishin mjete ndihmëse dhe të nevojshme që ata të punojnë pa pengesa dhe me vullnet.
I falënderojmë nxënëset/it për përkushtimin, iu dëshirojmë suksese në projektet e tyre.
“Ky projekt organizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, me përkrahjen e GIZ Kosovo në emër të Qeverisë Gjermane”