Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
03.03.2021
jam e dashtuna jote,
jam e mrekullueshmja jote
jam dielli jot,
jam fryma jote,
jam brinja jote,
jam zemra,
jam edhe zani jot
– Arjola Zadrima
Me poezi të bukura e të fuqishme të performuara nga poetet/ët, artistet/ët dhe nga aktivistet/ët tanë të mrekullueshëm, të shoqëruara nën tingujt e pianos, shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin.
Poezi dedikuara gruas me vargje fuqizuese dhe frymëzuese, të na sjellin në mend ndikimin, qëndrueshmërinë dhe vlerën e ekzistencës së SAJ.
Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis me 8 mars organizon mbrëmjen e poezisë “Poezi për Fuqi – çdo ditë është 8 mars”, në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë, prej orës 19:00.
Ejani në teatër të inspiroheni dhe të shijoni këtë mbrëmje nën performancën e: Melihate Qena, Flutura Açka, Zhaklin Lekatari, Ilire Zajmi, Arbër Selmani, Blerta Gubetini, Donikë Ahmeti, Edlir Gashi, Ismail Kasumi, Kaltrinë Zeneli, Mikel Markaj, Qëndresa Kajtazi , Zhaneta Xhemajli dhe pianisti Alzan Gashi. Mbrëmja do të moderohet nga Zana Hoxha.
Shënim:
Solidariteti duhet të jetë pjesë e jetës sonë!
Mbrëmja e poezisë “Poezi për Fuqi – çdo ditë është 8 Mars”, mëton të fuqizojë gratë mbijetuese të dhunës në baza gjinore dhe të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë! Andaj, paratë e mbledhura nga biletat do t’iu dedikohen kësaj kategorie më të ndjeshme!
Hyrja është 2Eur.
Artpolis do të respektojë masat e mbrojtjes dhe të gjitha aktivitetet do të kryhen në përputhje me rekomandimet për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Ky aktivitet implementohet nga Artpolis dhe mbështetet nga UNFPA Kosovo dhe cfd– Zvicër.