“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
08.03.2021
Këtë vit për 8 mars, nën thirrjen “MARSHOJMË KUNDËR PATRIARKATIT QË VRET” shënuam Ditën Ndërkombëtare të Grave. Marshuam sepse nuk donim të festonim përderisa vajzat dhe gratë vriten. Edhe ky 8 mars na gjeti të revoltuar/a ndaj sistemit shtypës patriarkal sepse vazhdon të jetë shtypës dhe vrasës për gra vetëm pse ato janë gra!
Institucionet publike, banesat private, dritaret e ballkonet u “zbukuruan” me çarçafë të bardhë. Rrugët i përshkuan pankartat dhe thirrjet “Marshojmë, S’Festojmë”, “Patriarkati vret”, “Edhe sa jetë të humbura?”, “Personalja është politike!”, përderisa himni i marshit “Behari i lirisë” u këndua me zemër dhe fuqishëm nga pjesëmarrëset/it e marshit.
Sivjet, organizimit të marshit iu bashkëngjiten edhe 13 komuna tjera të Kosovës me aksione simbolike, duke zbuluar çarçafët e bardhë të shkruara me thirrje kundër patriarkatit. Ato të bashkuara gjetën forcën që të protestojnë dhe ta ngritin zërin e tyre në qytetet ku jetonin.
Foto: Meddy Huduti