Aktivitetet Iniciativat Projektet

DU studime PA ngacmime

1 Qershor, 2021

31.05.2021

Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, Rrjeti i Grave të Kosovës-RrGK, Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsimim-ORCA, Qendra Kosovare për Studime Gjinore-QKSGJ dhe përfaqësues të tjerë nga shoqëria civile reaguan lidhur me miratimin e “Rregullores për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Ngacmimi Seksual dhe Ngacmimi në Universitetin e Prishtinës”.

Para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës me datë 31.05.2021 u realizua një aksion simbolik, me ç’rast është lexuar deklarata e përbashkët përmes së cilës janë adresuar anët pozitive dhe pikat të cilat duhet të ndryshohen në Rregullore, pika këto të cilat konsiderojmë se nuk janë në interesin më të mirë të studenteve/ëve.

Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet

ORCA – Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim

Programi Universitar për Studime dhe Hulumtime Gjinore, UP

QKSGJ – Qendra Kosovare për Studime Gjinore

RrGK – Rrjeti i Grave të Kosovës

Dr. Ariana Qosaj-Mustafa

Rina Kika

You may also like