Aktivitetet Shfaqjet Teatrale

Leximi skenik “Lojëra në Oborrin e Pasmë”

28 Qershor, 2021

25.06.2021

Publiku divers e mirëpriti leximin skenik “Lojëra në Oborrin e Pasmë”

Nën qiellin e hapur të Parkut të Qytetit në Prishtinë natën e 25 qershorit 2021 u dha premierë leximi skenik “Lojëra në Oborrin e Pasmë”, me regji të Zana Hoxhës.

Trupa rezidente e Qendrës Artpolis realizoi këtë vepër të Edna Mazyas para një publiku me diversitet gjinor, në moshë e në etni, i cili e mirëpriti realizimin e kësaj vepre dhe temat e trajtuara në të.

Pas përfundimit të leximit skenik publiku ishte shumë aktiv me kritika, këshilla e komente rreth performancës së artistëve e temës së adresimit të ngacmimeve seksuale.

Edna Mazya përmes veprës së saj na sjellë ngjarjen e vërtetë të përdhunimit të një vajze nga katër të rinj në Izrael, në vitet 1988-91. E përveç kësaj “Lojëra në Oborrin e Pasmë” vë në pah rrënjët e thella të sistemit patriarkal edhe në institucionet shtetërore, që vetëm sa shton peshën e shtypjes ndaj grave
Aktivisti, Durim Elshani, për këtë temë tha se, “nuk është e natyrshme që djali me qenë jo emocional, agresiv, dhunues e ngacmues. Është sistem pushteti i krijuar me norma të qarta, e me role të përcaktuara sipas konstrukteve sociale, ku për të qenë djalë i ‘mirë, i ndershëm e i dashur’ duhet me qenë agresiv, ngacmues e sundues. Prandaj djemtë gjatë përdhunimit nuk kishin frikë për dhunën që shkaktonin, se brenda hegjemonisë maskuliste ajo të bënë burrë të zotin”.

Autore: Edna Mazyac
Regjia: Zana Hoxha
Shqipëroi: Artur Lena

Aktorët/et: Zhaneta Xhemajli, Mikel Markaj, Edlir Gashi, Ismail Kasumi, Blerta Gubetini dhe Art Pasha

Vendi: Parku i Qytetit, Prishtinë
Data: 25 qershor
Ora: 20:00

Ky aktivitet realizohet në kuadër të Fushatës “-50%”.

Artpolisi përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe CFD.

📸 Agwon_

You may also like