“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
18.06.2021
Më 18 qershor 2021 në zyret e Qendrës Artpolis është mbajtur takimi ndërmjet Bordit dhe stafit të Artpolis – Qendrës për Art dhe Komunitet, me ç’rast është diskutuar për situatën aktuale në organizatë dhe aktivitetet që janë realizuar dhe ato që po planifikohen.
Drejtoresha ekzekutive e organizatës Artpolis, Zana Hoxha, ka prezantuar para Bordit edhe Raportin Vjetor 2020, me të gjitha aktivitetet që janë përmbyllur me sukses përkundër situatës me pandeminë.
Gjithashtu është diskutuar për mundësinë dhe mënyrën e prezantimit dhe realizimit të aktiviteteve për vitet e ardhshme.
Prezent në këtë takim ishin anëtarët e Bordit: Aurita Agushi, Jelena Memet, Kushtrim Qerimi, Dardan Kryeziu, si dhe Zana Hoxha – drejtoreshë ekzekutive, Venera Ismaili – menaxhere e projekteve dhe pr outreach, Donarta Limanaj – menaxhere e financave dhe Elira Lluka – pr outreach, Alba Ajdarevikj – praktikante.