“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
20.08.2021
Stafi i Artpolis sot ishte në rrugëtimin e Autostradës Biennale “What If a Journey”, për të krijuar kujtime të paharrueshme përmes veprave artistike që kanë zënë vend në Prishtinë.
Instalacioni “Lule mos më harro” nga Petrit Halilaj e Alvaro Urbano i kishte dhënë magji hollit të Bibliotekës Kombëtare, duke sjellë tek publiku grimcat e dashnisë që mëshirojnë intimitetin, identitetin e lidhjet e atyre që janë të shtypur nga normat regresive shoqërore.
Të shoqëruar nga udhërrëfyesja Vlora Hajdini Hajrullahu rrugëtimi vazhdoi me “Fushat e Lulediellit” të Agnes Denes, një artiste ikonike feministe me origjinë hungareze, e cila jeton e vepron në New York.
Në Manifeston e saj të vitit 1969 ajo thotë se donte ta braktiste kullën e fildishtë të studios së saj dhe të hynte në botën e shqetësimeve të vërteta globale, “duke komunikuar të pakomunikueshmen,” “duke vizualizuar të padukshmen,” “duke mos i pranuar kufizimet që shoqëria i ka pranuar,” dhe “duke këmbëngulur në kërkimin e përjetshëm”.“
Fushat e Lulediellit” prezantuar në platonë e Pallatit të Rinisë vjen edhe si një thirrje për përkujdesje e dashuri ndaj natyrës. “What If a Journey…”, kuruar nga Övül Ö. Durmuşoğlu and Joanna Warsza vazhdon të jetë e hapur edhe në Prizren e Pejë.
Faleminderit Autostrada Biennale për ftesën.