Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
Aktivitetet Aktivizëm Iniciativat
24 Gusht, 2021
24.08.2021
“Drejtësi për gratë e vrara” dhe “Drejtësi për Marigonën” ishin vetëm dy nga parullat e shumta që gra, burra, vajza e djem mbanin në duart e tyre në protestën e sotme në Ferizaj me ç’rast kërkuan drejtësi për vrasjen 18 vjeçares e dënim të merituar për vrasësit e saj.
Me protesta para Stacionit të Policisë, Prokurorisë e Gjykatës Themelore në Ferizaj aktivistet/ët e ngritën zërin e tyre kundër vrasjeve e dhunës në baza gjinore që janë të papranueshme dhe duhet të trajtohen me prioritet nga institucionet e drejtësisë.Gratë e vajzat meritojnë hapësirë e jetë të sigurt e pafrikë, një gjë e tillë arrihet kur vrasësit e dhunuesit marrin dënimin e merituar.
“Asnjë më shumë”, “Vrasja e grave është politike”, “Mos e normalizo vrasjen e grave”, “Boll Ma”, “Stop Femicidit”, “Policia ia ka duart me gjak”, “Qeveri mos i mshelni sytë”, ishin disa prej parullave kryesore në protestën e organizuar nga Kosova Women’s Network, Artpolis, Qendra Kosovare për Studime Gjinore, si dhe Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt.
Kjo protestë ndër të tjera pati katër kërkesa:
1. Adresimi i fenomenit të femicidit ashtu siç e parasheh Konventa e Stambollit për të cilën votuan të gjithë deputetët tanë
2. Dënim maksimal për vrasësit;
3. Siguri për vajzat dhe gratë në të gjitha hapësirat;4. Trajtim të drejtë të dhunës me bazë gjinore ndaj grave nga Qeveria e Republikës së Kosovës.