Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
1-6 Tetor, 2021
Edicioni i nëntë i FemArt do të mbetet gjatë në mendjen e artistëve dhe artdashësve, jo vetëm për llojllojshmërinë e aktiviteteve artistike por edhe për natën e fundit të këtij edicioni.
Gjashtë tetori ishte një natë që kaloi mes dhimbjes e krenarisë, pikëllimit e lutjes. Dhimbje e thellë për vdekjen e artistit, fotografit dhe mikut Meddy Huduti, dhe krenarisë e mirënjohjes për bashkëpunimin me të dhe që kemi pasur rastin të njohim e prekim nga afër artin e dashninë e tij. Pikëllim që s’do ta kemi më në mesin tonë për të kapur çastin, e me lutje për shpirtin e tij të bardhë.
Artistët e nderuan Meddyn dhe publikun me një paraqitje të shkëlqyer në skenën e Teatrit Kombëtar me “Cabaret Night”, derisa interpretimi i “La vie en rose” nga Zana Berisha ishte dedikim i veçantë për artistin e veçantë. Meddy u përshëndet me FemArt me një minutë heshtje, duartrokitje, e shënime në librin e kujtimeve në sallën e Teatrit Kombëtar.
Për gjashtë ditë me radhë, 01-06 tetor, 2021 në shtatë lokacione të ndryshme në Prishtinë publiku ka pasur mundësi të ndjekë 27 aktivitete, përfshirë: shfaqje teatrore, performanca, punëtori, ekspozita, murale, mbrëmje poezish, podcasts etj. E një audiencë më i gjerë ishte pjesë e edicionit të 9-të të FemArt përmes platformave tona online.
FemArt 9 u mbështet nga:
Donatorët: Bashkimi Europian, Koalicioni i Kosovës për Pajtim, Ambasada e Suedisë në Kosovë/Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar – Sida, Humanrightivism, Fondi për Zhvillim Komunitar – CDF, Kvinna till Kvinna, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës, UNFPA, Cfd, Agjencia për Barazi Gjinore, Ambasada Austriake, Ambasada Franceze, Koalicioni K10, KCSF, SDC
Përkrahësit Institucional dhe medial: Teatri Kombetar i Kosovës, Kuvendi i Kosovës, KultPlus, Pallati i Rinisë, Teatri Dodona, Teatri Oda, Fakulteti i Arteve – Universiteti i Prishtinës, Art Motion, Selman Networks, Dukagjini, mik-mik, Blue Taxi, Trosha.