Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
27.10.2021
Nxënësit e shkollës “Dr. Ibrahim Rugova” në Obiliq sot kanë treguar vendosmërinë e tyre për të shfaqur talentin që posedojnë.
Përmes shfaqjes forum teatër “Jemi të vendosur” vajza e djem nga kjo shkollë sollën para publikut momente sa komike aq edhe serioze, përmes trajtimit të temës së bullizmit në shkolla.
Nën mentorimin e trajnerit Armend Ballazhi performanca e nxënësve u prit me duartrokitje, por edhe me debat shumë dinamik pas përfundimit të shfaqjes. Pyetje e komente nga më të ndryshmet e pasuan shfaqjen, përfshirë këtu dëmin që mund të shkaktojë tek të rinjtë dukuri të dëmshme siç është bullizmi.
Megjithatë, kur jeni të rrethuar me një shoqëri të mirë atëherë mund ta mposhtësh bullizmin për të triumfuar në jetë. Ky ishte një nga mesazhet pozitive që përçoi kjo shfaqje.
“Ky projekt organizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, me përkrahjen e GIZ Kosovo në emër të Qeverisë Gjermane”