Fondi Fondi për Art Feminist

Kori i Grave “Okarina” me performancë dedikuar grave të prekura nga kanceri i gjirit

29 Tetor, 2022

29.10.2022

.Kori i Grave “Okarina” të shtunën mbrëma, më 29 tetor, 2022 solli performancën artistike “Ti je arsyeja e dikujt për të buzëqeshur”, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Këngë korale, lexime poezish dhe interpretime të tjera në piano, trumpetë dhe violençelo ishin dedikim për gratë dhe vajzat e prekura nga kanceri i gjirit, e gjithashtu për familjet dhe të afërmit e tyre. Energjia pozitive e koristeve, të cilat pasion e kanë muzikën, e përmbushën mbrëmjen me llojllojshmëri të këngëve, që përveç fuqizimit kishin edhe qëllimin e promovimit të vlerave artistike të këngëve që janë trashëgim nga artistë të ndryshëm kosovarë, hite që i kanë mbijetuar kohës.

Përveç, Korit “Okarina” të udhëhequr nga solokëngëtarja, Elikona Hysaj-Shala, performoi edhe kori i grave nga Peja “Canta Peja”. Artistet Meli Qena, Rina Kaçinari, Eriona Krasniqi, Eleonida Elezi, Dea Bajrami, dhe Mjellma Ibrahimi pasuruan këtë natë me interpretimet e tyre.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të Fondit për Art Feminist të Artpolis përkrahur nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.

#artpolis #art #community #feminist #found #kcsf

You may also like