“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
Artpolis prezenton shfaqjen Forum Teatër:
“Çështje zakoni”
Premiera në teatrin ODA me 15 Shtator 2016, ora 12:00.
Familja Murtezi vendoset në banesën e re në Prishtinë, befasi kjo e përgaditur nga babai, Vetoni. Por kur vëllau i Vetonit vjen për vizitë, në pah del dhe çështja e ndarjes së trashëgimisë familjare dhe ndarjes së pronës së trashëguar gjë që “shkund” raportet familjare.
“Çështje zakoni” sfidon mentalitetet dhe rolet gjinore që shpesh herë dalin të jenë më të forta se vet ligji!
Në këtë shfaqje interaktive Publiku nuk është vetëm shikues pasiv, por bëhet pjesë aktive e kësaj drame përmes Forumit dhe diskutimeve të cilat mundësojnë komunikimin me personazhet e shfaqjes.
Regjia dhe koncepti: Zana Hoxha Krasniqi
Dramaturge: Dhurata Hoti
Luajnë:
Kushtrim Qerimi, Donikë Ahmeti, Ermal Sadiku, Qendresa Kajtazi, Edon Shileku
Ndriqimi dhe zërimi: Skender Latifi
Moderator: Flakron Rexhepaj
Organizatore: Agnesa Xheladini
Kemi kënaqësinë të iu ftojmë në premierën dhe reprizat e shfaqjes “Çështje zakoni”:
Prishtinë – 15/09/2016, ora 12:00, Teatri ODA – Premierë
Gjakovë – 16/09/2016, ora 12:00, Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”
Pejë – 20/09/2016, ora 12:00, Teatri Profesionist “Istref Begolli”
Mitrovicë – 29/09/2016, ora 12:00, Teatri Profesionist i Qytetit
Ferizaj – 30/09/2016, ora 12:00, Teatri Profesionist “Adriana”
Realizmi dhe prezentimi i shfaqjes “Çështje zakoni” në 15 Komuna të Kosovës nga ARTPOLIS është në kuadër të projektit “Rritja e ndërgjegjësimit mbi të drejtat pronësore të grave përmes artit” dhe përkrahet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.
Hyrja është falas për të gjithë!