Forum Teatri

Artpolis themelon në Prizren Klubin Teatror me personat down syndrome

27 Tetor, 2023

26.10.2023

Më 26 tetor, 2023 Artpolis ka themeluar Klubin Teatror në qytetin e Prizrenit, në bashkëpunim të ngushtë me Down Syndrome Kosova – Prizren.

15 persona me down syndrome kanë nisur procesin e krijimit të shfaqjes nën mentorimin e aktoreve të Ansamblit të Artpolis, Donikë Ahmeti dhe Blerta Gubetini, dhe koreografit Robert Nuha.

Përmes këtij klubi teatror do të jemi në rrugëtimin jetësor të personave me down syndrome, përmes artit skenik si hapësirë për mësim, argëtim dhe krijim artistik të përbashkët.

Procesi dy mujor i Klubit Teatror do të finalizohet me prezantimin e një performance në Prizren.

Ky aktivitet organizohet nga Artpolis dhe mbështetet nga cfd, MKRS, Fondacioni Joseph Handleman “I Believe in You”, Down Syndrome Kosova – Prizren, dhe Komuna e Prizrenit.

#artpolis #art #community #have #fun #training #forumtheatre #actors #performance #club #cfd #downsyndrome

You may also like