Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
04.12.2023
Pas Prishtinës dhe Mitrovicës Klubi Teatror Handikos ka prezantuar me sukses shfaqjen “Pa Limit” në qytetin e Vushtrrisë.
E realizuar nga persona me aftësi të kufizuara, si aktorë, “Pa Limit” u prezantuar para më shumë se 170 personave në audiencë. Në mesin e shumë aktiviteteve të tjera, përmes kësaj shfaqje Komuna e Vushtrrisë ka shënuar 3 dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta.
“Pa Limit” tregon ngjarje nga jeta e përditshme e këtij grupi të shoqërisë. Kjo shfaqje sjell rrëfime dashurie, dhe shpërfaq potencialin e dëshirën e të jetuarit pa kufizime. Pavarësisht sfidave jetësore e barrierave shoqërore që hasin çdo minutë, ata/ato inspirojnë edhe personat me zhvillim “tipik” dhe reflektojnë energji pozitive, sepse ata e njohin vetveten dhe krenohen me atë si janë! Përmes kësaj shfaqje ata/ato thyejnë barrierat për të marrë vlerësimin për aftësitë e tyre kreative dhe artistike.
Përveç shfaqjes, ky Klub Teatror ekspozoi në hollin e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” edhe veprat e tjera artistike, përfshirë skulptura nga druri, si dhe piktura.
Kjo shfaqje është realizuar nga Artpolis në bashkëpunim me Handikos, me mbështetje të Fondacionit Joseph Handleman “I Believe in You”, Frieda, MKRS, kurse ky prezantim u përkrah nga Komuna e Vushtrrisë.