Panelet e Diskutimit Përfaqësimet

Venera Ismaili pjesë e panelit të diskutimit “Arti Përgjatë Kohës – Lidhja e të Shkuarës me të Tashmen”

3 Korrik, 2024

02.07.2024

Menaxherja e projekteve në Artpolis, Venera Ismaili, ishte pjesë e panelit të dsikutimit “Arti Përgjatë Kohës – Lidhja e të Shkuarës me të Tashmen”, të organizuar nga Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve, të mbajtur më 2 korrik,  2024.

Ky panel u realizua në kuadër të edicionit të 6-të të Festivalit Multikulturor, me ç’rast u diskutua për mënyrën se si arti na lidh me të kaluarën dhe si ndikimet e tij formojnë të tashmen.

Panelistë të tjerë në këtë panel diskutimi ishin: Fatmir Menekshe përfaqësues i Teatrit Rom “Nexhip Menekshe”, aktorja Rebeka Qena, dhe aktivisti Edis Galushi.

You may also like