
Revolta feministe jehon në Festivalin WeToo në Paris përmes “Revolt.…
22 Shtator, 2025
Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Paris, përfaqësueset e Artpolis – Zana Hoxha, Drejtore Ekzekutive e Artpolis/FemArt, dhe Venera Ismaili, Menaxhere e Projekteve – u mirëpritën nga Shkëlqesia e Tij, z. Mehdi Halimi, Ambasador i Republikës së Kosovës në Francë, si dhe nga z. Shemsi Krasniqi, sociolog dhe Përfaqësues i Kosovës në Frankofoni, më 18 shtator, 2025.
Ambasadori Halimi përshëndeti pjesëmarrjen e Artpolis në festivalin prestigjioz WeToo Festival në Paris, duke vlerësuar kontributin e shfaqjes teatrale “Revolt. She Said. Revolt Again”, me regji nga Zana Hoxha, në pasurimin e dialogut kulturor ndërkombëtar.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore e bashkëpunuese, ku u trajtuan mundësitë për projekte të reja, forcimin e lidhjeve kulturore dhe promovimin e skenës artistike bashkëkohore të Kosovës në arenën ndërkombëtare, me theks të veçantë në Francë. Teatri u theksua si një urë e fuqishme e bashkëdyzimit të kulturave dhe si mjet i domosdoshëm për nxitjen e dialogut ndërkulturor.
Artpolis shpreh mirënjohje të veçantë për Ambasadën e Republikës së Kosovës në Paris, për mbështetjen dhe mikpritjen e ofruar gjatë këtij angazhimi kulturor.