“Prapa Ekranit” me mesazhe të rëndësishme në Ferizaj
11 Nëntor, 2025

23–24 tetor, 2025
Gjatë dy ditëve, më 23 dhe 24 tetor 2025, stafi i Artpolis zhvilloi punëtorinë e planifikimit strategjik të aktiviteteve deri në fund të vitit 2025, si dhe diskutime për konceptin e Stacionit Kulturor.
Përveç planifikimit të datave dhe programeve, një fokus i veçantë iu kushtua hartimit të ideve dhe strukturës për Stacionin Kulturor në Prishtinë, një iniciativë e rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm kulturor dhe komunitar.
Punëtoria shërbeu gjithashtu si hapësirë për të ndarë propozime dhe ide mbi funksionimin e brendshëm të organizatës, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe avancimin e punës së përbashkët të ekipit.
Kjo punëtori u mbështet nga Frieda.



