“Vojçeku” ngjitet me sukses në skenën e Festivalit “MOISIU”
24 Nëntor, 2025

19.11.2025
“Prapa Ekranit” u prezantua për herë të parë në Gjakovë, duke sjellë një përvojë të fuqishme reflektimi mbi dhunën dhe abuzimin online. Në Gjimnazin “Hajdar Dushi”, nxënësit e pritën shfaqjen me shumë entuziazëm dhe u angazhuan aktivisht në diskutimin që pasoi.
Nën regjinë dhe dramaturgjinë e Zana Hoxhës, dhe me fasilitimin e Berat Bajramit, audienca nuk mbeti vetëm spektatore. Përmes Forum Teatrit, ata sfiduan mënyrat se si personazhet – Krenari, Dafina, Lea, Ardi dhe profesoresha Drita – përballeshin me presionet e botës digjitale.
Aktorët Ismail Kasumi, Qendresa Kajtazi, Anisa Ismaili, Edlir Gashi dhe Albana Gashi sollën në skenë një performancë të ndjeshme dhe reale, duke pasqyruar sfidat e të rinjve në një epokë ku dhuna online ka pasoja të thella.
Organizuar nga Artpolis, me mbështetjen e Rrjetit të Grave të Kosovës dhe East West Management Institute, shfaqja u shndërrua në një hapësirë dialogu dhe vetëdijesimi — një nxitje e vlefshme për të rinjtë e Gjakovës që ta shohin përgjegjësinë dhe fuqinë e tyre për ndryshim.














