“Vojçeku” ngjitet me sukses në skenën e Festivalit “MOISIU”
24 Nëntor, 2025
25 Nëntor, 2025

24.11.2025
Konferenca Virtuale “Jehonat e Paqes: Riimagjinimi i Historisë Përmes Teatrit” e mbajtur më 24 Nëntor 2025 na kujtoi një të vërtetë thelbësore: paqja nuk është diçka abstrakte – është një aftësi që mund ta mësojmë, ti mësojmë të tjerët dhe ta ndërtojmë së bashku.
Folësit theksuan se historia e rajonit tonë nuk përcaktohet vetëm nga luftërat.
Periudha e Vinçës, Kosova në vitet 1970, Doclea dhe epoka të tjera paqësore tregojnë se bashkëpunimi dhe kreativiteti kanë rrënjë të thella këtu. Kur të rinjtë i mësojnë këto histori, ata mund të imagjinojnë një të ardhme të ndryshme – një të ardhme ku paqja është e mundur.
Mesazhet kryesore nga konferenca:
Paqja duhet të jetë aktive – e ndërtuar mbi drejtësi, dinjitet dhe barazi.
Arti dhe teatri transformojnë – duke i ndihmuar të rinjtë të praktikojnë empatinë dhe të ripërcaktojnë narrativat.
Të rinjtë duan edukim të vërtetë për paqen – dialog, mendim kritik dhe metoda krijuese.
Studiues, organizata partnere dhe pjesëmarrës të rinj frymëzues nga trajnime ndërkombëtare dhe lokale të gjithë ndanë mendime të vlefshme, duke vërtetuar se paqja ndërtohet nga njerëz – edukatorë, artistë, gra dhe të rinj që refuzojnë të trashëgojnë frikën dhe përçarjen.
Manuali i ri HOPE përmes platformës MOOC ofron mjete praktike për edukim kuptimplotë dhe krijues për paqen në të gjithë rajonin.
Nëse i studiojmë periudhat paqësore aq seriozisht sa studiojmë luftën – dhe nëse i angazhojmë të rinjtë përmes metodave pjesëmarrëse – paqja bëhet e arritshme.
Konferenca shënoi një moment të rëndësishëm në projektin Erasmus+ të zbatuar nga:
DAH Teatar (Serbi), Action Synergy (Greqi), Theatro Aeroploio (Greqi), Artpolis (Kosovë), World Vision BH (BiH) dhe PRONA (Mali i Zi).
Projekti HOPE – Historia e Paqes për Edukimin përmes Teatrit financohet nga Bashkimi Evropian përmes Erasmus+.













