Shpalljet

Projekt i ri – Prishtina Cultural Station

6 Mars, 2026

06.03.2026

Sot kanë filluar punimet për Stacionin Kulturor të Prishtinës, një projekt i Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, që synon të krijojë një hapësirë të re të gjallë për artin, kulturën dhe komunitetin në qytet.

I vendosur në zemër të Prishtinës, ky stacion kulturor pritet të shndërrohet në një landmark të ri kulturor, një vend ku kreativiteti, arti dhe aktivizmi takohen. Hapësira do të jetë e hapur për artistë, të rinj dhe qytetarë, duke ofruar mundësi për shfaqje artistike, aktivitete kulturore, edukim dhe bashkëpunime kreative.

Punimet po realizohen nga Bavaria, një kompani prestigjioze me përvojë dhe ekspertizë në realizimin e projekteve cilësore ndërtimore, e njohur për profesionalizmin dhe standardet e larta të punës.

Ky projekt shënon një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një qendre që do të gjallërojë jetën kulturore të qytetit dhe do të krijojë një pikë të re takimi për artin dhe komunitetin në Prishtinë.

Project: Maden Group

🚧 B.Bavaria – Ne jetojmë me kryevepra!

🌐 www.bbavaria.com

📧 info@bbavaria.com

You may also like