“Prapa Ekranit”, vetëdijëson të rinjtë për rreziqet e dhunës online
4 Mars, 2026

“Top Girls” është shfaqje e vitit 1982 nga Caryl Churchill, është eksplorim i asaj se çfarë do të thotë të krijosh një jetë brenda një shoqërie patriarkale.
“Top Girls” vjen në Kosovë në një verzion modern me regji të Shkurtë Aliu-t, duke shpërfaqur mendësinë aktuale të sistemit patriarkal në Kosovë, duke treguar mënyrat tinëzare në të cilat patriarkati kontrollon jetën e grave.
Shfaqja eksploron rolet që janë në dispozicion të grave në shoqërinë moderne, tregon çmimin që gratë paguajnë për sukses në jetën profesionale dhe gjithashtu se çfarë do të thotë të jesh një grua e suksesshme në shoqëri. Gratë nuk do të çlirohen kurrë me të vërtetë derisa të çlirohen nga kufijtë e shoqërisë patriarkale.
Shfaqja teatrore “Top Girls” Bashkëproduksion i Artpolis & T.Q.P. “Dodona”
Shqipëruar nga: Arturo Lena
Të drejtat autoriale: ARTPOLIS
Autore: Caryl Churchill
Regjisore: Shkurtë Aliu
Koreograf: Robert Nuha
Skenograf: Bekim Korça
Kompozitor: Trimor Dhomi
Kostumograf: Arbnor Brahimi
Aktore: Donikë Ahmeti, Vjosë Tasholli, Molikë Maxhuni, Zhaneta Xhemajli, Zana Berisha, Blerta Gubetini
Asistente Teknike: Elira Lluka
Mjeshtër i dritave: Skender Latifi
Teknikë të skenës: Albert Gashi, Bedri Maloku, Fadil Bekteshi