“Historitë tona, skena jonë”
8 Qershor, 2026

04-06.06.2026
Nga 4 deri më 6 qershor 2026, në Reçan u mbajt punëtoria 3-ditore “Edukimi i Bazuar në Teatër”, organizuar nga OJQ Equality dhe Artpolis në kuadër të projektit BIG – Barabar Grassroots Initiative dhe projektit “Historitë tona, skena jonë: Forum Teatri si mjet për dialog dhe ndryshim tek të rinjtë”.
Nën udhëheqjen e artisteve Zana Hoxha dhe Maja Mitić, të rinjtë dhe të rejat nga komunitete të ndryshme u angazhuan në ushtrime teatrale, lojëra ndërvepruese, diskutime dhe improvizime skenike që trajtuan tema si të drejtat e njeriut, barazia gjinore, ngacmimi seksual, martesa e hershme, bullizmi, dhuna, marrëdhëniet ndëretnike dhe dashuria e ndaluar.
Përmes metodave të Edukimit të Bazuar në Teatër dhe Forum Teatrit, pjesëmarrëset/it zhvilluan aftësi komunikimi, empatie dhe mendimi kritik, duke e shndërruar teatrin në një hapësirë dialogu, reflektimi dhe ndryshimi shoqëror.
Kjo punëtori shënoi fillimin e një procesi kreativ që do të vazhdojë me krijimin e një shfaqjeje Forum Teatër së bashku me pjesëmarrëset/it.













