“Historitë tona, skena jonë” solli dialogun në Barabar Centre, Prishtinë
16 Korrik, 2026

15.07.2026
Më 15 korrik 2026, në Barabar Centre në Prishtinë, OJQ Equality dhe Artpolis prezantuan shfaqjen e Forum Teatrit “Historitë tona, skena jonë”, e realizuar në kuadër të projektit BIG – Barabar Grassroots Initiative dhe projektit “Historitë tona, skena jonë: Forum Teatri si mjet për dialog dhe ndryshim tek të rinjtë”, të zbatuar nga Integra dhe OJQ CASA me mbështetjen e Bashkimit Evropian.
Përmes tri rrëfimeve të frymëzuara nga jeta e përditshme, shfaqja hapi një dialog të sinqertë mbi diskriminimin etnik dhe gjinor, paragjykimet dhe normat shoqërore që vazhdojnë të ndikojnë në jetën e të rinjve.
Një nga momentet më të fuqishme ishte zëri i nuses së re, e cila nuk e mohon traditën dhe është krenare për rrënjët e saj, por beson se tradita dhe liria mund të ecin së bashku. Ajo zgjedh të flasë, të zgjedhë veten dhe të vendosë për të ardhmen e saj, duke na kujtuar se askush nuk mund ta jetojë jetën e një gruaje në vend të saj.
Si Forum Teatër, “Historitë tona, skena jonë” nuk dha përgjigje të gatshme. Përkundrazi, ftoi publikun të bëhej pjesë e skenës, të sfidonte padrejtësinë dhe të ndërtonte së bashku alternativa që mbështesin barazinë, dinjitetin dhe respektin.
Luajtën: Amina Shabani, Meldina Mislimi, Anes Huskiq, Melisa Elezi, Rahin Karçe, Alan Mustafi, Omar Bećiri dhe Daris Hoxha.
Mentor: Xhevdet Doda
Ndriçimi dhe zërimi: Flamur Krasniqi

















































