Shpalljet

Thirrje e Hapur: Ekspert/e për Studim të Fizibilitetit

23 Nëntor, 2026

Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet fton ekspert/e të kualifikuar të aplikojnë për realizimin e një studimi të fizibilitetit dhe vlerësimin e tregut të punës në sektorin e industrive kreative, në kuadër të projektit CREATE – Fuqizimi Ekonomik i Grave përmes Industrive Kreative në Kosovë.

Studimi synon të identifikojë mundësitë për punësim dhe vetëpunësim në sektorin e industrive kreative në Pejë, Gjakovë, Istog, Klinë dhe Deçan, të analizojë kërkesat e tregut dhe mungesat në aftësi profesionale, si dhe të shqyrtojë mundësitë për fuqizimin ekonomik të grave, veçanërisht të grave nga zonat rurale dhe komunitetet joshumicë.

Angazhimi përfshin 15 ditë pune gjatë dhjetorit 2026 dhe janarit 2027, me një pagesë fikse gjithëpërfshirëse prej 3,000 euro.

Afati për aplikim: 23 nëntor – 3 dhjetor 2026

Të interesuarit/at duhet të dërgojnë CV-në, një propozim të shkurtër teknik, konfirmimin e disponueshmërisë dhe referenca nga angazhime të mëparshme në adresën: ojq.artpolis@gmail.com, me subjektin: “CREATE – Feasibility Study Expert”.

Për më shumë informata rreth detyrave, kualifikimeve dhe mënyrës së aplikimit, ju lutemi gjeni më poshtë Termat e Referencës (ToR).

You may also like