Aktivitetet Forum Teatri Panelet e Diskutimit

“Adresimi i ngacmimeve seksuale brenda universiteteve publike” – #mësimJOngacmim

7 Dhjetor, 2016

Projekti “Adresimi i ngacmimeve seksuale brenda universiteteve publike” është financuar nga Ambasada Amerikane, implementuar nga Artpolis- Qendra për Art dhe Komunitet synon të përdorë një çasje inovative dhe jo vetëm në formë të ndihmesës mbi barazinë gjinore, të drejtat e vajzave dhe ngritjen e zërit të studentëve dhe profesorëve mbi ngacmimet seksuale brenda universiteteve publike.

Një gjë e tillë është duke u arritur përmes aktiviteteve që janë paraparë në projekt, me promovimin e paneleve të diskutimit dhe shfaqjeve Forum teatër brenda universiteteve publike në komunën e Prishtinës, Gjakovës, Mitrovicës dhe Prizrenit.

Katër performancat Forum Teatër me regji të Zana Hoxha Krasniqit, transmetuan një mesazh të sinqertë tek masa, ndërsa luajtën aktorë profesionistë, si: Anisa Ismajli, Lulzim Bucolli dhe Qëndresa Kajtazi.

Shfaqja Forum Teatër #mesimJOngacmim tregon një histori ngacmimi seksual brenda universitetit, gjë që padyshim ngjalli kureshtje për të kuptuar se si mund të adresohet një ngacmim seksual dhe kush duhet të jap përgjegjësi.

 

 

 

vajza-me-duar-01

 

Panelet e diskutimit në kuadër të projektit “Adresimi i ngacmimeve seksuale në universitetet publike të Kosovës”:

Komuna e Prishtinës – Universiteti i Prishtinës, fakulteti Ekonomik 

Me datë 28 tetor 2016 në fakultetin Ekonomik të universitetit të Prishtinës, u mbajtë paneli i parë i diskutimit në kuadër të projektit “Adresimi i ngacmimeve seksuale në universitetet publike”.

Panelistet që morrën pjesë ishin : Zana Hoxha Krasniqi – Drejtoreshë në Artpolis; Adelina T Berisha – Hulumtuese tek Rrjeti i Grupit Grave të Kosovës; Valbona Bajrami – Punëtore sociale;
Shqipe Gjocaj- njohëse e çështjeve gjinore, aktiviste për të drejtat e grave dhe Jeta Berisha- PR Manager në Artpolis dhe aktiviste për të drejtat e grave.

Përgjatë këtij paneli u promovua kampanja #mesimJOngacmim dhe qëllimet që janë vënë mbi krijimin e mekanizmave për rapotimin e ngacmimeve seksuale në universitetet publike të Kosovës.

Panelistet shpalosën përvojat e tyre, njëherësh theksuan sa i nevojshëm është luftimi i një dukuri të tillë në kampuset universitare duke mos e arsyetuar në asnjë aspekt ngacmimin seksual. Po ashtu, ato treguan rreth pasojave psikologjike dhe anën mentale të viktimave nëse nuk trajtohen sipas ligjeve dhe rregulloreve.

Historiku i ngacmimeve seksuale, shtjellimi i termeve të sakta rreth ngacmimeve seksuale, dallimi mbi provokimet dhe ngacmimet, mungesa e psikologëve nëpër shkolla, mungesa e kapitujve të veçantë mbi ngacmimet seksuale në tekstet shkollore, mungesa e mekanizmave mbrojtës për studentët dhe profesorët, qenë vetëm disa nga rekomandimet e nxjerra nga të pranishmit në panel.

 

Komuna e Gjakovës – Universiteti i Gjakovës, fakulteti i Edukimit

Me datë 31 tetor 2016 në fakultetin Edukimit të universitetit të Gjakovës, u mbajtë paneli i dytë i diskutimit në kuadër të projektit “Adresimi i ngacmimeve seksuale në universitetet publike” implementuar nga organizata joqeveritare Artpolis, financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe mbështetur nga Universiteti Publik i Gjakovës.

Panlesitet që morrën pjesë ishin : Arta Avdiu – Aktiviste për të drejtat e grave; Arbnora Shehu- Nga Qendra e Ndërmjetësimit, Gjakovë; Emirëjeta Kumnova – Profesoreshë e psikologjisë, ndërsa moderoi Jeta Berisha – PR Manager në Artpolis dhe aktiviste për të drejtat e grave.

Përgjatë këtij paneli u promovua kampanja #mesimJOngacmim dhe qëllimet që janë vënë mbi krijimin e mekanizmave për rapotimin e ngacmimeve seksuale në universitetet publike të Kosovës.

Panelistet trajtuan çështjen e ngacmimeve seksuale në përgjithësi me theks të veçantë në universitet publike të Kosovës duke bërë apel që personat e ngacmuar të raportojnë ngacmimet seksuale. U shpjegua rreth definicioneve, njëherësh për ligjet që e dënojnë këtë akt. Si psh, u theksua neni 239 ku thuhet se personat që ushtrojnë ngacmim seksual karshi personave tjerë mund të dënohen prej 1-5 vite burgim.

Njëherësh panelistet shpalosën njohuri të përgjithshme ku të pranishmit mësuan edhe rreth temeve të reja si: “shikimi i ashensorit – ngacmimet verbale”, ndërruan çasje të mendimit që ngacmimet seksuale bëhen krejtësisht me vetëdije dhe nuk provokohen.

Një audiencë shumë aktive dhe njëherësh shumë entuziaste për të zënë informata mbi edukatën elementare ndanë eksperiencat e tyre.

Po ashtu, mysafirë dhe njëherësh personi që shprehi gaditshmëri për ta promovuar kampnjën ishte edhe kyetari i Parlamentit të fakultetit të Edukimit, Ardit Halilaj i cili premtoi bashkëpunim dhe ndihmë për personat të cilët dëshirojnë me i adresu ngacmimet seksuale.

 

Komuna e Prizrenit – Universiteti i Prizrenit, fakulteti Filologjik 

Me datë 04 nëntor 2016 në fakultetin Filologjik të universitetit të Prizrenit, u mbajtë paneli i tretë i diskutimit në kuadër të projektit “Adresimi i ngacmimeve seksuale në universitetet publike” implementuar nga organizata joqeveritare Artpolis, financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe mbështetur nga Universiteti Publik i Prizrenit

Panlesitet që morrën pjesë ishin : Ardiana Shala – Psikologe; Albulena Kadriu – Kandidate e doktoraturës për rolin e gruas në ekonomi; Liridona Osmanaj – UNDP; Tringa E. Kelmendi- Specialiste për mediat sociale dhe Jeta Berisha- PR Manager në Artpolis dhe aktiviste për të drejtat e grave.

Përgjatë këtij paneli u promovua kampanja #mesimJOngacmim dhe qëllimet që janë vënë mbi krijimin e mekanizmave për rapotimin e ngacmimeve seksuale në universitetet publike të Kosovës.

Numri i madh i të interesuareve në njërën prej sallave të ligjeratave në fakultetin Filologjik në universitetin e Prizrenit tregoi rëndësinë e adreismit të ngacmimeve seksuale në universitetet publike, njëherësh dëshmoi që kampanja ka filluar të promovohet edhe në komunat tjera.

Gjatë këtij diskutimi, panelistet ndanë eksperiencat e tyre, treguan për gjendjen emocionale dhe atë mentale të viktimave, zgjuan kureshtjen me anë të bashkëbisedimit me masën duke nxitur debat, po ashtu ndryshe prej komunave tjera disa vajza të pranishme ndanë eksperiencat e tyre personale kur janë ngacmuar seksualisht.

Të pranishmit theksuan që kampanja të tilla vetëdijësuse janë më se të nevojshme dhe vlerësuan që mungesa e burrave në panele të tilla është e dukshme duke apeluar që ata të gjejnë kohë për të marr informata të tilla.

 

Komuna e Mitrovicës – Universiteti i Mitrovicës, fakulteti i Edukimit

Me datë 09 nëntor 2016 në fakultetin Edukimit të universitetit të Mitrovicës, u mbajtë paneli i katërt i diskutimit në kuadër të projektit “Adresimi i ngacmimeve seksuale në universitetet publike” implementuar nga organizata joqeveritare Artpolis, financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe mbështetur nga Universiteti Publik i Gjakovës.

Panlesitet që morrën pjesë ishin : Shkëndije Halimi – Aktiviste e shoqërisë civile; Vesë Kelmendi-Hulumtuese tek Qendra Kosovare per Studime të Sigurisë; Gentrina Nuka – Aktiviste për të drejtat e grave dhe Jeta Berisha – PR Manager në Artpolis dhe aktiviste për të drejtat e grave.

Të kënaqur me numrin e pjesëmarrësve, interesimin e tyre, dëshirën për të zënë njohuri që dikur kishin qenë krejt kalimtare për ta…

Gjatë panelit u disktua lidhur me njohuritë e përgjithshme mbi ngacmimet seksuale, këtë më së miri e bënë panelistet e ftuara të cilat ndanë përvojat e tyre dhe botëkuptimin e të qenit aktiviste për të luftuar dukuritë negative.

Debati u mirëpritë edhe nga punonjësit e universitetit të cilët patjetër që ndanë eksperica dhe njëherësh ishin mjaftë kurioz lidhur me kampanjën #mesimJOngacmim.

Në bashkëbisedim e sipër, studentët pa dallim gjinor ishin shumë interaktiv, komunikativë dhe entuziastë për të bashkëpunuar. Ata cilësuan se kampanja të tilla vetëdijësuese janë më se të nevojshme në të gjitha komunat e Kosovës, e sidomos në komunën e Mitrovicës, ku shumë pak apo gati hiç flitet për ngacmimet seksuale.

Ngacmimi seksual, sot, fillimisht u cilësu prej një teme tabu deri tek një temë që ofron transparencë dhe mirëkuptim.
Studentët kërkuan që ngacmimi seksual të dënohet dhe jo vetëm në universitetet publike, por në çdo aspekt të jetës, pasi që përfundimisht studentet vajza treguan se ndjehen shumë të kërcënuara, e shpesh ngacmimi seksual është kthyer në rutinë ditore.

Ajo se çfarë na la përshtypje, këtë herë të pranishëm kishte pjesëmarrës edhe nga komunat tjera të Kosovës, studenta të interesuar nga universitete të ndryshme të komunave të Kosovës të cilët nuk kishin pasur rastin për të dëgjuar nga panelet tona.

 

 

 

Shfaqjet Forum Teatër në kuadër të projekteti “Adresimi i ngacmimeve seksuale në universitetet publike” #mesimJOngacmim:

 

Forum Teatër #mesimJOngacmim – Prishtinë (25.11.2016)

Në shënimin e ditës ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave dhe në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës në Baza Gjinore” projekti “Adresimi i ngacmimeve seksuale në universitetet publike” shfaqi performancën e parë Forum Teatër #mesimJOngacmim në fakultetin Ekonomik të universitetit të Prishtinës.

Studentët që ishin pjesëmarrës treguan gatitshmëri për ta luftuar këtë fenomen që është shumë i ndjeshëm dhe njëherësh shumë prezent në të gjitha sferat tona të jetës. Ata/ato ishin bashkëbisedues mjaftë të zëshëm, mbronin qëndrimet e tyre dhe njëherësh mësuan se si mund të adresonin një akt të dënueshëm me ligj.

 

Forum Teatër #mesimJOngacmim – Gjakovë (29.11.2016)

Pas shfaqjes së parë Forum Teatër #mesimJOngacmim në Prishtinë, radhën e kishte Gjakova. Në fakultetin e Edukimit në universitetin e Gjakovës u shfaqë e njëjta performancë Forum Teatër që trajtonte të njëjtën problematik që vajzat e reja hasin çdo ditë në universitetet publike.

Shfaqja #mesimJOngacmim u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga studentet/tët e këtij fakulteti dhe njëherësh u ndjekë me shumë vëmendje, gjë kjo që u dëshmua nga mbarëvajtja e diskutimit shumë të shëndoshë dhe interaktiv.

Shumë pyetje dhe shumë kritika për rolin e antagonistit dhe shumë kurajo për rolin e studentës u vërejtën sot, duke na lënë të kuptojmë se sa tema të ndjeshme dhe emocionale janë rastet e tilla.

Studentet/tët apeluan që personat që punojnë brenda strukturave të arsimit dhe që krijojnë konfuzione të tilla nëpër universitetet publike të dënohen sipas ligjit me dënimin më meritorë.

 

Forum Teatër #mesimJOngacmim– Mitrovicë (30.11.2016)

Performanca Forum Teatër #mesimJOngacmim u shfaqë në komunën e Mitrovicës, në fakultetin e Edukimit “Isa Boletini”. Një publik i mrekullueshëm të rinjësh bëri që kjo shfaqje të dukej akoma më me vend dhe të përçojë mesazhin fuqishëm tek masa.

Shumë të qeshura, kritika për rolin antagonisitit dhe mendime të frytshme e përcollën shfaqjën forum teatër nga fillimi gjerë në fund.

Përveç lojës së aktorëve, në vend të protagonisteve, studentës dhe dekanës zurën vend dy studente të cilat ishin të gatshme të thyejnë tabunë e të luftuarit një ngacmim seksual brenda universitetit. Studentet ishin të mrekullueshme duke dhënë nga vetja maksimumin e tyre për ta bërë sa më të vërtetë një histori ngacmimi.

 

Forum Teatër #mesimJOngacmim – Prizren (01.12.2016)

Performanca Forum Teatër #mesimJOngacmim u shfaqë në fakultetin Juridik, në universitetin publik “Ukshin Hoti” në komunën e Prizrenit.

Ndër të tjerash, kjo performancë nuk do të ishte e tillë pa publikun entuziastë që nxitën diskutim disa orësh, pyetjet e panumërta të studenteve dhe studentëve, nevojës për të debatuar mbi një temë kaq të ndjeshme dhe tabu në Kosovë.

Me mbarimin shfaqjeve Forum Teatër #mesimJOngacmim në katër komunat e Kosovës, si: Prishtinë, Gjakovë, Mitrovicë dhe Prizren, Artpolis  do të vazhdojë edhe më tutje, tashmë në kuadër të këtij projekti është duke u përpiluar një politikë e brendshme për universitetet publike, ku personat që ngacmohen seksualisht brenda kampuseve universitare mund të adresohen dhe ta luftojnë një dukuri të tillë sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.

Aktiviteti i këtij projekti tashmë është shtrirë edhe në rrjetet sociale, ku ne jemi të hapur për diskutime, raportime dhe ide. Të bashkangjitur gjeni linkun për ta parë projektin nga afër në rrjetin social Facebook:

https://www.facebook.com/mesimJOngacmim/

 

 

You may also like