
Shfaqja “Vojçek” me regji të Zana Hoxhës së shpejti me…
15 Janar, 2025
Studentë dhe studente, qytetarë e qytetare, të shqetësuar/a nga deklaratat skandaloze të Prorektores së Universitetit të Prishtinës, Teuta Pustina – Krasniqi, të cilat arsyetojnë ngacmimin seksual: Organizuan aksion simbolik para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, me datë 28.03.2018, duke e kundërshtuar dukurinë e ngacmimeve seksuale në UP. Universiteti Publik i Prishtinës duhet të distancohet nga çdo deklaratë seksiste që vie nga përfaqësuesit e këtij institucioni dhe të shkarkojë ata/ato të cilët e kanë justifiku fenomenin e ngacmimeve seksuale. Njëherësh, t’u kërkojë falje të gjitha grave që kanë përjetu ngacmim seksual brenda universitetit duke e rishikuar kodin e etikës dhe funksionalizimin e tij brenda institucionit.