Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
Valëza Sijarina e lindur më 5 dhjetor të vitit 2001 në Gjilan. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin
e shkencave natyrore “Xhavit Ahmeti” Gjilan, kurse tani vijon studimet në Fakultetin Filologjik,
departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës.
Valëza që 8 vite merret me vullnetarizëm në organizata e festivale të ndryshme, gjithashtu kreu
praktikë dy mujore në RTK që e ndihmoi të zhvillojë aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe
organizative. Ajo ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive që 5 vite në Artpolis si vullnetare dhe
pjesëmarrëse e trajnimeve dhe organizimeve tjera, dhe tani është e angazhuar si koordinatore e projekteve.
Për më tepër Valëza ka aftësi për të punuar nënpresion, për të përmbushur afatet dhe për të
kryer detyrat e caktuara.