“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
Venera Ismaili lindi me 1972 në Prishtinë. Ajo ka bërë një karrierë të larmishme të punës. Ka startuar në vitin 1992, në kompani të teknologjisë informative “Infotrade” duke krijuar përvojën e parë të punës përmes shitjes dhe punëve administrative për të vazhduar më pas në vitin 2006 në një ndër kompanitë më të sukseshme të IT-së, në “Asseco”, deri në vitin 2011. Më pas, deri me 2018, vazhdoi punen ne sektorin privat, ne kompanitë “Xella” dhe “PR Solutions LLC”, duke fituar përvoja të ndryshme, me theks te veçante duke qenë pjesë e ekipit realizues të një emisioni televiziv episodik, me temë rreth shëndetit të gruas para, gjatë dhe pas shtatzanisë.
Duke qenë adhuruese e artit si dhe një përcjellëse aktive e eventeve si: teatri, muzika, baleti, filmi e poashtu edhe përkrahëse e aktiviteteve që kanë të bëjnë me të drejtat njerëzore në përgjithësi, Venera ndjeku dëshirën dhe ambicien e saj që të jetë sa më afër artit duke punuar në Qendrën për Art dhe Komunitet – Artpolis që nga shkurti i vitit 2019. Në këtë menyrë ajo duke ndjekur ëndrrën e saj, shpreson që do të kontribuojë sadopak në ndërgjegjësim për një shoqëri me vlera të mirëfillta, për një botë me të drejta të plota ndaj grave, të drejta ndaj personave LGBTQI, kundër ngacmimeve seksuale dhe kundër çdo shtypje apo dhune që ushtrohet ndaj individi apo grupi.