“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
15-18.07.2024
Të rinj e të reja nga qytete e komunitete të ndryshme të Kosovës, u mblodhën tre ditë në Fshatin Kukaj me datat 15-18 korrik, 2024, të përjetojnë një aventurë të paharrueshme dhe artistike.
Kampi iu dha pjesëmarrësve/esve mundësi të zhvillojnë aftësitë e tyre artistike dhe të mësojnë teknika teatrale, lëvizje skenike e koreografi, improvizime, krijime të skenave të shkurtra, ushtrimet mbi frymëmarrjen, ndjekjen e ritmit, analiza, etj. Kampi artistik multietnik u udhëheq nga drejtoresha e Artpolis dhe Festivalit FemArt, njëkohësisht edhe regjisore teatri, Zana Hoxha, dhe nga artistët/et e Ansamblit të Artpolis: Shpëtim Selmani, Donikë Ahmeti, Qëndresa Kajtazi dhe Labinot Raci, që secili prej tyre ndanë mësime e përvoja artistike për pjesëmarrësit përmes lojërave, aktiviteteve dhe sesioneve të ndryshme duke u bazuar në Manualin “Edukimi i Bazuar në Teatër”.
Tre ditë të mbushura me lojëra e emocione, ide të ndryshme dhe diversitet bëri që mbyllja e trajnimit të përmbushet me plotë njohuri, energji pozitive dhe miqësi të reja dhe të vlerësohet nga të rinjtë si një eksperiencë e paharruar.
Kampi Veror Artistik Multietnik u organizua nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, me mbështetje dhe financim të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Kosovë.